Juve e Vidal, bien dakord për rinovimin Juventusi kërkon të - TopicsExpress



          

Juve e Vidal, bien dakord për rinovimin Juventusi kërkon të blindojë mesfushorin Arturo Vidal, që mbetet ndër më të kërkuarit nga skuadrat e mëdha europiane. Kampionet e italisë nuk kanë ndërmend të rrezikojnë, ndaj I kanë ofruar një kontratë të re kilianit, për ta mbajtur të lidhur në Torino deri në vitin 2018. Për zyrtarizimin e riovimit duhet pritur edhe pak, ose më saktë mbyllja e merkatos së verës. Nuk pritet të ketë asnëj problem mes palëve, sepse dashuria mes Vidal dhe Juventusit është e destinuar të zgjasë edhe për shumë vite. Administratori I deleguar I Juventusit, Bepe Marota është takuar së fundmi me menaxherin e futbollistit, Fernando Felicevich, për të diskutuar pikërisht për kontratën e re. Palët kanë rënë dakord të përfshihen gjithashtu disa bonuse, për të përvijuar marrëveshjen përfundimtare. Dialogu vijon pozitivisht, që pas takimit të parë në muajin korrik. Takimi I radhës është programuar në fillim të shtatorit, për të hedhur të zezën mbi të bardhë në kontratën e re që skadon pas 5 vjetësh.
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 20:32:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015