Ka popuj që rrinë në shtëpi në kohën e lirë dhe i kanë - TopicsExpress



          

Ka popuj që rrinë në shtëpi në kohën e lirë dhe i kanë shtëpitë posaçërisht për këtë. Popuj shtëpiakë. Ata dalin për festë, ceremoni, ose dalje miqësore në kafene ose restorant, përgatiten për këtë, e kanë si një ceremoni mistike. Intimitet në mes të publikut. Si të hash gjellë me sheqer, të kundërta eksituese. Shtëpinë e kanë të këndshme dhe për të ndejtur. Janë popuj të qetë, të pjekur, reflektues. U mjafton vetja e nuk jetojnë për të tjerët. Por, ka edhe popuj që gjithë kohën rrinë në kafe para ujit dhe kafesë dhe shumë rrallë qendrojnë në shtëpi në kohën e lirë, shtëpia u duket si burg dhe qendrimin atje e shohin ose si ndëshkim, ose si detyrim nga mungesa e parasë, ose si izolim. Këta janë popuj të kafenesë. Nuk qendrojnë në një vend, i lodh vetmia, i mundon reflektimi dhe duan të jenë në rrugë, mes të tjerësh. Artan Fuga .
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 19:55:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015