Kapitulli nr 27 "Kur engjejt qajne" Shiu nuk kishte ndermend te - TopicsExpress



          

Kapitulli nr 27 "Kur engjejt qajne" Shiu nuk kishte ndermend te pushonte meseadukej kishte me plan te permbyste cdo gje, i veshur me rroba te thata qendroja ulur ne kolltuk mbledhur me batanije per te marre veten nga i ftohti, mendja me rrinte tek ajo ashtu sic rrinte gjithmone, nuk e kuptoja pse me qendronte aq ftohte sikur e kisha vrare dhe mes shiut nuk pranonte te vinte me mua ne motorr madje me shtyu sikur vertet te me urrente ashtu si e tha ajo, vertete me urren aq shume sa nuk vinte ne motorr kur me pare erdhi dhe pse nuk e dinte qe isha une ai motorristi qe e ndiqja, sa gjendje koti dhe e pakuptueshme. - ajo eshte arrogante dhe ti vazhdon mendon per ate - me bertiti mendja duke u ankuar pse mendoj vetem per ate - pusho ti dhe bej ate qe te takon mos nderhy ne pune qe nuk te takojne - i thashe une dhe vazhdoja ta mendoja cdo minute qe kalonte derisa gjumi me perqafoi aty ulur ne kolltuk. - Klev Klev zgjohu te hash darke - me thoshte mami duke me tundur ne sup - po po erdha - peshperita une pergjumesh dhe u ngrita - po hajde mor cun se jetojme ne nje shtepi dhe shihemi sikur te jemi emigrant na mori malli per te shikuar fytyren - tha babai dhe kishte te drejte pasi kur vinte nga puna asnjehere nuk me gjente ne shtepi dhe kur vija une ai flinte nga lodhja - kam blere 2 birra ti pime bashke sonte si shoke - vazhdoi ai duke me zgjatur shishen e birres - te drejt ke ba, - thashe une pergjumesh dhe vura shishen e ftohte te syte te me dilte gjumi, Mbas darke ika u shtriva serish dhe dhimbja e kokes nuk me linte te flija gjume. Kur hapa syte ishte ora 07 e mengjesit, u ngrita dhe me dhimbte fyti, u kollita disa here dhe per dreq desh u mbyta se nuk po merrja dot fryme. Lava syte dhe rregullova floket mora canten dola jashte. Shiu kish pushuar por rruget ishin te lagura, ndeza motorrin dhe u nisa avash pasi kisha kohe sa te duash, shikoja ne anet e tortuarit mos shikoja ate por jo, ndoshta nuk vinte sot ngaqe kishte vrare kembet, me kete mendim vazhdova rrugen dhe arrita para shkolles, lash motorrin. Shkova ne klas asnje nuk kishte ardhur, hapa fletoren dhe nisa te krijoj nje poezi qe na e kishte dhene zysha per detyre, tashme cdo gje kishte lidhje me ate, cdo mendim i imi i takonte asaj qe dhe pse me ftohtesi kohet e fundit kishte fituar cdo lufte me mendjen time. Pak nga pak klasa u mbush dhe ajo u shfaq tek dera duke caluar dhe u kollit nje here, u ul ne bange duke me shikuar pastaj uli koken dhe shikonte librin, ne klas futet profesor Jani, oren e pare kishim kimi. Nderkoheqe ai shenonte formulat ne derrase une kollitesha e pas meje Viola pastaj une serish dhe ne klase u krijonte nje si melodi kollitjesh - te kercejme ne tani ? - pyet profesor jani duke qeshur E gjithe klasa qeshte dhe ajo mes kolles qeshte duke u mbytur. Vazhdoi mesimi ajo filloi serish e pas saj une duke qeshur dhe duke u kollitur, nuk e benim vete ishim ftohur keq fare. - keta te dy ose kane qene bashke dje ne shi duke u takuar ose e bejne loje - tha profesor Jani - te gjithe u lagem dje o profesor - u degjua nje ze nga fundi Zilja nderpreu cdo bisede dhe ora e dyte ishte letersi, zysha futet ne klase dhe kete here e acaruar ne kulm, se kuptoja pse vinte gjithmone e acaruar ne klase pastaj zbutej e sillej mire. - i keni bere poezite ? Fillojm me bangen e pare - tha ajo dhe u afrua tek banga e pare derisa me erdhi radha mua U ngrita ne kembe ashtu si dhe nxenesit e tjere dhe fillova - Une e perjetova ferrin Nje ferr qe digjte si dreqi Qendroja prane saj dhe dot nuk i flisja E kisha aq afer dhe nje puthje dot nuk ja lipsja Ferri ? Ferri nuk eshte asgje Torture eshte te rrish ulur me te e mos e puthesh dot Mos ja ledhatosh ato buze te trendafilta Nuk e di nese ka djall por di qe ka ferr. Zysha me shikoi dhe kuptoi qe poezia ishte per Violen, ndersa Viola me koken ulur qeshte duke e fshehur buzeqeshjen mes flokeve qe vareshin para fytyres saj. Klasa nuk kuptonte asgje ishim vetem ne tre qe e dinim. Pastaj ajo kishte bere nje poezi per detin, dikush tjeter per malet. Pas ores se dyte bem matematike ku une mora 4 e pare pasi nuk dija asgje nese ajo me qendronte larg, vetem ajo me bente detyrat e matematikes. Bie zilja pushimit dhe te gjithe filluan te dilnin jashte nderkoheqe mbyllja canten Viola kaloi afer meje - takohemi jashte se dua te flasim pak. Dola jashte dhe shkova drejt saj ku ishte mbeshtetur ne mur. Kapitulli nr 29 Arritem te vollgat, deti ishte si i terbuar dhe perplasej fort ne mur. Ulemi diku ne nje stol dhe ajo gjendej perballe meje me fytyren e saj te imet dhe te bukur si lulet pas shiut te lara dhe me arome te mire. doja te isha bleta asaj lule ti merrja nektarin por jo vetem nje here por cdo dite te jetes time. Nderkoheqe e shikoja me vinte ndermend shija e buzeve te saj, doja ta puthja serish dhe po ta dija qe do largohej pas asaj puthje nuk do ja hiqja buzet kurre nga te sajat. E doja dhe per kete gje nuk kisha me dyshime, ajo me shkeputi nga bota ime bardh e zi e me hodhi ne nje bote plot ngjyra dhe plote ylbere dashurish qe shtoheshin ne cdo shikim. - cfare ke ? - me pyet me ledhe - humba duke te shikuar ty. Je kaq e bukur - i them une me buzen ne gaz - posi pra cne une e bukur, ka plot vajza te tjera te bukura si ke pare ato qe kemi ne klas qe tregojne hiret e trupit, ato jane te bukura - thote ajo dhe koken e mbante ulur - i ve gishtat tek mjekra duke i ngritur koken dhe i them - jo ti je e bukur jo ato, ato duan te tregojne dicka kurse ti nuk ke pse tregon asgje sepse je e bukur vete - faleminderit por nuk erdhem per kete apo jo ? - me thote ajo duke ndryshuar komplet muhabetin - ke te drejte - i thashe une dhe qesha Ajo ndihej ne siklet, kishte turp kur e prekja. Skuqej. Me shikonte dhe nuk dinte cfare te thoshte. Ishte bllokuar e gjitha. Heshtje. - po kemben si e ke ? - e pyeta une duke thyer heshtjen - me mire po ate dite mu mpi kemba nuk ngrihesha dot - tha ajo duke hedhur syte tek kemba - me erdhi shume keq kur pash qe u rrezove te betohem nuk e desha me veten - vertet ? - pyet ajo - po vertet - vazhdova une - je shume i mire, me fal qe ndonjehere sillem keq por kam frike - vazhdoi ajo duke folur dhe uli serish koken - per cfare ke frike ? - e pyeta une - po ja nga keto qe shoh cdo dite me shoqet e mija qe meshkujt tallen me to dhe me jane bere cunat gogola - me tregon ajo per friken e saj - prandaj me largove ? - e pyes - po sepse nuk ishte pak ajo puthje nejse me trego pak per veten tende ke dashuruar ndonjhere ? -Pyet ajo - Po cdo dite - aha, po per tu lenduar je lenduar sepse dukesh shume i trishtuar dhe rralle here te shoh te qeshur - nje here para pak kohesh, njoha nje vajze qe quhej Marcela dhe.... - vazhdova i tregova gjithe histotine time dhe perfundoi duke me thene se "i vjen keq per mua" ne fakt per te ardhur keq isha. Deshiroja ta puthja serish, e ndjeja ta beja. Kur e shikoja ne sy me dukej sikur me thoshte z me puth te lutem. Sikur e deshironte dhe ajo nje gje te tille por Frika nuk e lejonte te leshonte veten dhe me te drejte. - si thua te ikim ? U be vone - me thote ajo dhe ngrihet - mund te dalesh sonte jashte te flasim ? - e pyes me mendimin se naten mund ta beja per vete me lehte, erresira te heq turpin. - jo jo nuk mundem - thote ajo duke lene te kuptoj se eshte e pamundur - dakort po nuk dole do te bej nje serenate ta marri vesh gjithe pallati - i them une dhe ajo e merr me shaka pa ditur koken time te cmendur - haha se bsn ti jo - thote ajo duke qeshur - vertet ? ok ja do e shohim Hypem ne motorr dhe i vura kasken ne koke. Qeshte kur shikohej ne pasqyre. Kur arritem para pallatit saj i mora nr e celularit me justifikimin qe per mesimet te me tregonte ndonje gje. U ktheva ne shtepi dhe u lava hengra buke dhe dola jashte pasi sot eldi kishte ditlindjen dhe do e festonim. Ikem te nje lokal porositem per te pire dhe kujtonim gjithe momentet e femijrise qe nga zenkat me njeri tjetrin qe perfundonin me nje kryqzim te gishtave te vegjel, pastaj ato thyrjet e xhamave te lagjeve tjera naten vone dhe plot kujtime te tjera qe na benin te mbanim barkun me dore nga te qeshurat. Ora 22:30 Tap te tre, Eldi dhe une si mos me keq ndersa Aldo mbahej disi. Rrugeve kapur ne qaf duke ecur nga nje cep rruge tek cepi tjeter, rruga rrotullohej - ejj kam nje mendim ikim te shoqa ime dhe kendojme si thoni ? - thashe une dhe mbahesha te Eldi - jo jo - tha aldo - po po - tha eldi dhe e terhoqi aldon nga bluzja duke u nisur per te lagja Violes.
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 21:00:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015