Klasa politike shqiptare duhet ti propozojë komunitetit të - TopicsExpress



          

Klasa politike shqiptare duhet ti propozojë komunitetit të partnerëve dhe aleatëve tanë të mëdhenj ndërkombëtarë gatishmërinë e kombit shqiptar për të marrë pjesë dhe kontribuar me sinqeritet, ndërgjegje dhe forcë në operacionet e paqtimit dhe sigurisë në Siri. Konkretisht. Jo thjesht për të shlyer ndonjë hije që do të mbetet nga historia e këtyre ditëve, por për të treguar se ne nuk jemi popull parazit që duam vetëm të përfitojmë nga të mirat e luftës dhe sakrificat e popujve të tjerë të botës, duke mos qenë aktivë në procesin historik. Eshtë paqja në Mesdhe që na intereson shumë dhe ne duhet të bëjmë çmos për të, e ajo nuk zgjidhet me shashka te këmbët e piramidës, as me statuse facebook-u apo me vetëlavdërime. Pa kontributin tonë, pra edhe pa sakrificat tona ne do të mbetemi viktima të pritshmërisë sonë, si ai fëmija që pret ta mbrojnë xhaxhai dhe tezja, duke u endur rrugëve të historisë si qenie infantile pa personalitet. Pacifistët janë hipokritët më të ndyrë. Lëndët kimike nuk u pranuan për arësyet që dihen, por duhet thënë se çfarë mund të ofrojmë... për paqen dhe sigurinë në Mesdhe, rajon, për Kosovën... Se edhe në Mitrovicë ndruaj se patrulla të huaja na sigurojnë... Kemi qenë jenicerë, tani duam që të vijë dikushi nga Alaska, Normandia, Bavaria për të qenë jeniçeri ynë ndërkohë që ne pimë salep në ndonjë kafene të ndyrë...
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 08:50:51 +0000

Trending Topics



ttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Israel Under Fire -Sponsors Needed. Residents of Israels southern

Recently Viewed Topics




© 2015