Klubi italian, Napoli, është i gatshëm të shpenzojë një - TopicsExpress



          

Klubi italian, Napoli, është i gatshëm të shpenzojë një pjesë të parave që fitoi nga shitja e Edinson Cavanit, për ta blerë sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain. Edhe pse Corriere dello Sport raportoi se dy klubet kanë arritur marrëveshje në vlerë prej 35 milionë eurosh për transferimin e argjentinasit, trajneri Carlo Ancelotti deklaroi se asnjë marrëveshje nuk është arritur. Kështu, besohet se Napoli do të ofrojë rreth 37 milionë euro për shërbimet e 25-vjeçarit, të cilit dëshiron t’ia blejë edhe të gjitha të drejtat reklamuese, por njëkohësisht do t’i ofrojë pagë luksoze. Te Los Blancos, Higuain fiton 74.000 euro në javë, ndërsa napolitanët do ta paguajnë 116.000 euro në javë.
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 23:51:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015