Kompania Belle Air bëhet sërish shkak i pritjeve të gjata dhe - TopicsExpress



          

Kompania Belle Air bëhet sërish shkak i pritjeve të gjata dhe të pafund të shqiptarëve në aeroportet e botës. Së paku 200 pasagjerë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Veronës në Itali. Gjithçka ka ndodhur pas anulimit të fluturimit nga kompania ajrore “Belle Air”. Pasagjerët kanë thënë se nuk kanë pasur asnjë lajmërim paraprak për anulimin e fluturimit. Ndërkohë mes pasagjerëve ka gra shtatzëna, fëmijë dhe dy gra me aftësi të kufizuara. tiaa Shtetasit shqiptarë kanë mbetur aty prej orës 14:30, kurse fluturimi për në Tiranë, që u anulua, ishte shënuar në orën 17:35 minuta. Pasagjerët mësohet se pas shumë orësh pritje, kanë paraqitur një denoncim në polici, për bllokimin e tyre prej disa orësh tashmë në aeroportin e Veronës. Në faqen e internetit të Aeroportit të Tiranës është njoftuar se janë anuluar edhe fluturimet e kësaj kompanie nga Bari dhe Bergamo, të caktuara në oraret 22:20 dhe 22:40. Një përfaqësues I kompanisë ka thënë në TCH se “pasagjerët janë njoftuar për anulimin”. Megjithatë ai nuk pranoi të jepte informacion të detajuar për anulimet e fluturimeve”.
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 18:49:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015