Kryeministri Edi Rama prezanton emrat e Qeverisë së re, në një - TopicsExpress



          

Kryeministri Edi Rama prezanton emrat e Qeverisë së re, në një deklaratë për media dhënë këtë të mërkurë. Duke theksuar se kabineti i ri është fryt i një dialogu intensiv me kreun e LSI-së Ilir Meta, Rama e falenderoi aleatin e tij kryesor për frymën konstruktive të bashkëpunimit për formimin e ekipit të ri, që sipas Kryeministrit të ri do ta çojë vendin drejt rilindjes. “Kemi punuar së bashku me qetësi dhe durim për të krijuar një grup njerëzish të përshtatshëm për idenë e një qeverie që duhet të punojë si skuadër. Shqiptarët nuk na votuan për të ndërruar qeverinë apo kahun politik të qeverisjes, por na votuan për të ndryshuar rrënjësisht qeverinë, duke filluar nga ndryshimi i modelit qeverisës”, tha Rama. Kryeministri ritheksoi edhe njëherë atë që ka deklaruar më parë se detyra e shefit të Qeverisë është e tija, por pushteti i popullit.Po ashtu Rama theksoi se pjesemarrja e grave ne Qeveri eshte me e larta ne historine e 20 viteve te fundit, ndersa shume prej ministrave e marrin kete detyre per here te pare. Kryeministër Edi Rama Zëvendëskryeministër Niko Peleshi 1. Ministër i Financave Shkëlqim Cani 2. Ministër i Brendshëm Saimir Tahiri 3. Ministër i Mbrojtjes Mimi Kodheli 4. Ministër i Jashtëm Ditmir Bushati 5. Ministrie e Integrimit Europian Klajda Gjoshe 6. Ministër i Drejtësisë Nacip Naço 7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj 8. Ministër i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri 9. Ministre e Zhvillimit Urban e Turizmit Eglantina Gjermeni 10. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto 11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave Edmond Panariti 12. Ministër i Shëndetësisë Ilir Beqja 13. Ministre e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla 14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj 15. Ministre e Kulturës Mirela Kumbaro 16. Ministër i Mjedisit Lefter Koka MINISTRAT E SHTETIT: 17. Ministër për Inovacionin e Administratën Publike Milena Harito 18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Çuçi 19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 10:04:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015