Kukësi kërkon historinë, sot për t’u kualifikuar Që në - TopicsExpress



          

Kukësi kërkon historinë, sot për t’u kualifikuar Që në fillim kemi qenë seriozë dhe kështu do të jetë Kukësi. Të mos harrojmë se përfaqësojmë edhe Shqipërinë në Europë, kështu që duam të nderojmë jo vetëm tifozët tanë, por edhe futbollin shqiptar. Kështu që do të luajmë fort për të arritur kualifikimin, në mënyrë që të shkruajmë emrin e Kukësit edhe në Ligën e Europës”. Kështu ka deklaruar numri një i klubit të Kukësit, presidenti Safet Gjici, i cili në një prononcim të tijin për “Gazeta Shqiptare” ka pohuar edhe njëherë tjetër se ekipi që ai financon do të luajë ndershëm, në mënyrë që të kalojë turin e parë, pse jo, për të bërë të pamundurën për të kaluar në turin e dytë. PRESIDENTI Gjici, menjëherë pas ndeshjes në Estoni, ku Kukësi mori një barazim ndaj Flora Talinit, deklaronte që bindi edhe skeptikët e fundit për forcën reale të ekipit të tij. Ndërsa tani kërkon më shumë, e logjikshme, pasi ndeshja e kthimit luhet në Tiranë dhe mundësitë janë. “Jam i ndërgjegjshëm për forcën e kundërshtarit, por duke parë edhe rezultatin e ndeshjes së parë dhe kapacitetin e ekipit tim, stërvitjet që ai ka bërë, kemi shanse reale për ta kaluar turin. Jemi debutues, por ama kërkojmë edhe ne të shkruajmë historinë tonë. Do të luajmë për t’u kualifikuar dhe të tjerët le të na gjykojnë. Kërkojmë të mbajmë lart emrin e Kukësit, ashtu siç e kemi mbajtur deri tani, për të nderuar t’i gjithë. Më pas të shohim, pse jo, do të luajmë denjësisht edhe në turin e dytë, ndoshta edhe fati na ndihmon”, - thotë Safet Gjici, presidenti i Kukësit. TRAJNERI Para takimit të sotëm ka folur edhe trajneri i Kukësit, Armando Cungu, i cili kërkon disi të frenojë një farë euforie të vërejtur ditët e fundit. “Të jem i sinqertë, besoj shumë në një kualifikim të mundshëm, por nga ana tjetër, nuk jam dakord me disa që e bëjnë fakt të kryer këtë. Duhet të luajmë për 90 minuta fort dhe vetëm kur të mbarojë ndeshja, mbaron gjithçka. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës dhe në përgjithësi grupi është mirë. E vetmja armë pozitive që ka kundërshtari është se ata janë në kulmin e sezonit, ndërsa ne vijmë pas pushimeve dhe fazës përgatitore. Gjithsesi, mendoj se bëmë një takim pozitiv në ndeshjen e parë dhe me ndihmën edhe të tifozëve në stadium, do të luajmë fort. Më intereson vetëm kualifikimi, s’mendoj shumë për momentin për gjëra të tjera”, - u shpreh trajneri i Kukësit, Armando Cungu. TIFOZËT Tifozët kuksianë dhe jo vetëm ata kanë qenë shumë të interesuar për ndeshjen e kthimit. Klubi i Kukësit ka nisur që dje në mëngjes shitjen e biletave, teksa pranë stadiumit “Zeqir Ymeri” në Kukës është hapur një sportel enkas për të gjithë tifozët atje. Ndërkohë, në Tiranë janë hapur dy pika shitjesh biletash, një pranë stadiumit “Qemal Stafa” dhe një pranë 9-katësheve. Pritet që të ketë jo vetëm tifozë kuksianë, por edhe tifozë të skuadrave të tjera, por meqë Kukësi përfaqëson edhe Shqipërinë, kërkojnë të jenë të pranishëm. Një biletë në tribunë kushton 3 mijë lekë, përballë nga 800 deri në 1 mijë dhe anësoret nga 500 lekë të reja.
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 10:43:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015