L I C A PARTIZANE Sokolesha Lica ishte bija nga raca e - TopicsExpress



          

L I C A PARTIZANE Sokolesha Lica ishte bija nga raca e Sholla.Banonte ne lagjen Rovina.Shtëpia e sajë ndodhesh sipër kodres.Ose me saktë mbi proin e e fshatit.Ne vitet e luftes çlirimtares,ajo ishte rreth 16 ndofta 17 vjeç.Trup mesatar rreth 1.65 cm.Dhe kete fakte vjen se une e kam krahesuar me gjatesin e shtatit tim tim Ka qene femer e bukur.Pak zeshkane,mollezat e faqes ishin te kuqe.Sytë të zezë,qepallat pak te gjata,vetulla dhe floket po te zeza.Floket i mbante gër- sheta majat e tyre harnin poshte mezit të trupit!Ne trup mbante roba te leshta por te punuar ne destil me motive treves vllahe.Kur qeshte Lica,nuri i behej mjafte i bukur dhe djemuria e fshatit zilepseshin pas saj. Vjeshta e pare e vitit 1943. Ne fshat erdhen nje pjese e forcave te brigades se peste.Midis tyre ishin edhe disa vajza partizane. Thuhet se dy prej tyre u bujten ne shtepine e Lices.Kjo u sherbeu si moter,vajzat partizane gjeten ng rohtesin te vaçant te personen e Lices,u lan,u pastruan dhe veshen roba te thata.Dhe Lica gjeti te ato shoqe te verteta.Te pastera si vet Lica,te mira,te dashura,te zonja ashtu siç ishte mikpritsja Lica, çupa vllahe nga Selenica e Vlores. Thuhej gjithashtu se vajzat partizane kan fletur te dhoma e Lices.Gjate nates bisedonin për rendesine e luftes çlirimtare.Dhe së afermi Shqiperia do çlirohej,nje vende nderi ne shtetin demokratik të se arthmes do zinte edhe gruaja Shqiptare.Nuk dihet në se Lica,duke mare si shkas moshen e saj,ku femrat ne periudhe qe bene fjale ky shkrim fejoheshin dhe martoheshin shume shpejte do te jete kerkuar prej dikushi!Por gjate kohes qe çlirimtaret benin muhabete me vllahen,paskan gjetur disa tesha partizane qe pershtateshin shtatit te se madhes Lica.Si dhe nje arme te shkurter(paticke Italiane)Nena ime në bisedat me shoqe,shpjegonte se Lices i kishin mjafte lezet robat partizane dhe pushka ne supin e majt.Flitej gjithashtu se kapelja me yll te kuq kombinonte bukur te koka,dhe se faqet e saja sikur mernin drite prej ylli te kuq!Kurse gershetat e flokeve bënin hijeshi me pushken e vogel dhe qe jepnin shkelqim teper te veçant!Të tera keto ndjehesite harminizonin njera tjeteren dhe paraqesnin çupen vllahe si femer e ralle! Të nersmen Lica u paraqit babait dhe sëmës veshur me roba krejte ndryshe.Ata u habiten.Dhe hab ia e tyre nuk u bë pengesë qe ajo mos shkonte partizane.Perkundrazi e uruan duke i thene: -Te qofte rruga e mbare bije dhe te vish shendoshe e mire.Te na sjellesh diten e çlirimit te Atdheut Dhe vajza vllahe e mbajti premtimin,u kthye shendoshe e plote dinjitet,me vehte solli çlirimin e vë- ndit! Po si ka ecur me tej personen e Lices?Ende e kam si mugetire.Mbasi vjen edhe per shkak te koh- es se larget!Mundet te kete ndikuar edhe ecuria e personit tim,ku ne vitet e fundite te pesdhjetes u shkeputa perfundimishte prej vendlindjes sime Selenica.Me gjithate,kjo nuk do te thote se une nuk interesohesha për të.Dhe brenda harkut kohor perpara se te behesha ushtarak,mbaje mende edhe disa vogelsira në drejtim te personit te saje ne qoftese do ti kosiderojme ne kete menyre.Nuk di nese Lica te kete luajtur rolin e duhur per te cilen luftoi ne reshtat partizane.Me kete dua te theme se nuk ken afruar ndonje postë ne pushtetin vendor te qytetit Selenices qofte edhe ne organizaten e gruas mbas çlirimit.Mendoje,ne kete drejtim duhet te kene ndikuar negativishte disa faktore te cilat kishin zene renje te thella ne familjet e races vllahe te asaj periudhe te çuditeshme. Se pari,Zakonet e vjetra ishin akoma te forta ne fshatin tone.Femren nuk e vlersonin në ate shkalle që e kerkonte vete shoqeria,pasi edhe kjo e fundit ende paraqitej e dobete ne drejtim te rolit te vet..!. Së dyti,Ne katund dhe në organet vendore,vende kyçe te pushtetit,e zinin burrat.Keta,në menyra të ndryshme e tagente e nenvlersonin rolin e femres në organet drejtuese Në fillim te viteve gjashtedhjet të shekullit që na iku si pa kujtuar,jam interesuar te dia per fatin e sokoleshes.Bile,here pas here merja rrugen e kishes, qellimishte mos vall ndeshesha me personen e saje.Dhe me thene te verteten e kam takuar shume ralle.Por edhe ato pake minuta qe beja bisede me atë nuk kam haritur te merja shume te dhena rreth persones te Lices.E shifja Licen si njeri e specifikes ne tere banoret e vendlindjes sime.Dhe ndjehesha krenar per ate çast.Vehtja me dukej sikur vetem une kisha nderin te takoja personen të veçant dhe e kosideroja si korithe e races Vllahe!Ja si tani e parafyteroje Licen sikur e kam perpara teksa kthehej nga qendra e qytetit me nje strajce leshi te punuar bukur dhe me mjeshtri.Mbushur me buke gruri per te çuar ne shtepi.Dhe ma kishte ënda te qëndroja,mandej te bisedoja me ate disa minuta.Dhe ato pak minuta nuk e lija të më ikni,por e pyesja për kohen e luftes,luftime që kishte marë pjesë njesia partizane,ku ka qene inkuadruar e madhja,e veçanta Lica Sholla.Per çudi ajo fliste me pasion e nostalgji,kerkonte te ngrinte larte e me larte madheshtin e herojve partizanë dhe patrizane.Me fjalë të shkurtera ajo më bënte një ekspoze e perpjekjve, sakriificat e veta së bashku me shoket dhe shoqet partizane në Lufte çlirimtare. Kur shkoja në Selenice,bëja muhabet me nenen,e pyesja per ecurine e Lices.Dhe nena me keqardhje shpjegonte se e shkreta(keshtu arsyetonte ajo)nuk ka fate te martohet.Sa behet gati,dikush”vjell” dhe prish gjithçka per femer !Gojat e liga ne fshatin tone,nuk e lënë femren e mire te ngreje koken.Ah sa te keqia jane more bir i nenes pesh-peshet e miletit.Mirë shejtankat(grate) se e kane zakon kur i thuhet fjales,po çfare t’u besh disa burra,flasin si femrat e liga,thua sikur helmin e së keqes e kane në maj të gjuhës. E shikoja Licen kur takohej me nenen time.Asaj i behej qejfi.Fytyra buzeqeshte,ndersa syte sikur i thonin,-Po ku je moj Qane(emri nenes) se nuk të kam pare?Mi thave keto dy sy!Oh sa me malle piqeshin ato të dyja,pale të puthurat e njëra tjetrës s’mbaronin,e bëheshin aq të bukura kur i shoqëroni me llafe të ëmbela,të pelqyshme dhe shum inkurajuse.Keto te fundit më tepër për personen e Sokolesha e Shollajve. Në sitemin monist kjo rruge ka qene shtruar me kalldrem.Pikerishte kendej ecja une per te ngjitur larte banesave te tjera te fshatit tim.E pak me tej ndodhej shtepia e protogonistes ne kete shkrim.Me ardhjen demokracise,si gjithe resurset e tjera,edhe rruga e kalldremit qe ndanin dy lagjet Bombaj dhe Dhamaj,u prishen.Kohet e fundit,u çelen fondet dhe siç shifet ne foto rruga asfaltua. Dikur u martua,por nuk u largua prej vendlindjes.Bashkeshorti i saj quhej Llambi Luka.Burri i urte puntore,i sjellshem me banoret e Selenices.Por nuk kombinonte me personen e Lices.Kshtu me dukej mua, mundet edhe jo.Eh!Lica ishte e veçant si njeri ne radhe te pare,pa thene per atributet që e kishte dhunti prej natyres dhe personeliteti i saje u kalit ne zjarin e luftes çlirimtare.Shtepine e së mirës ndodhej ne koder,mbi mehallen e fisit Dhamaj!Rotull baneses kishte bahçe,toke te bute,e mbillte me peme si molle,dardhe,fiq e ndonjë gje tjeter.Por nuk haronte te kultivonte edhe peme dekorative si dafina.Dhe Lica,siç ishte vete,donte te zbukuronte ambientin rrotul baneses te saje,pse jo krejte teritori kopshtit.Karakteristike ka qene se te dyja anet e rugices shtruar me pllaka betoni,nuk edi se ku i kishte psonisur.Por theme se prej portes oborit që dilte ne rrugen kryesore,e deri te hyrja e shtëpise e mbillte me trandafila.Ato ishin të kuqe,të bardha dhe kur vinte koha e çeljes se tyre,leshonin erë të këndëshme,sa edhe banori qe i binte rruga te ecte andej,per nje çast ndalej,mbushte frymen me aromen e mire dhe magjepsej pas bukurise trandafilave.Bukuria vazhdonte më tej kur Lica qendronte midis tyre,atehere njeriu e ka patur veshtire te dallonte se cila ishte me e bukur,trandafilat apo Lica vllahe.Une kam thene se ishte çobanka e veçante Lica Sholla e David Selenica... Kur dola oficer,me takoi,pershendeti dhe me uroi suksese ne rrugen qe kisha nisur.Dhe une e kam falenderuar perzemerishte.Mua me dukesh sikur ndiqja rrugen qe kishte nisur ajo ne vitet e luftes partizane.Dhe magjinoja vehten ne hapsire e kohe te ndryshme.Dhe thoja se ajo ishte femer dhe më e zonja se une e kushdo tjeter per faktin se u bë trime,dhe kaperxeu me sukses zakonet prapanike te periudhes arkaike.Nderkohë une isha djale dhe personi im ecte ne hapsire e kohe tjeter ku shoqeria Shqipetare kishte evoluar teresishte.Te kuptohemi per aqsa e linin te lire pashallaret e kuq.Dhe e pa- rafyteroja vehten në kete hapsire ama te pregatitur nga vete ajo dhe shoqet e saja gjate epopese çlirimtares.Pa as më të voglin hezitim më çfaqej vehtja sikur gjendesha në kete eviniment,dhe me plote siguri thoja se me të vertet keto dite te bardha e kishte sjell se bashkut me shoket dhe shoqet partiza- ne,midis tyre e madhja Lica Sholla! Ndaj i fola: -Lica! Ajo me shikoi drejte ne sy.Kishte ca sy shume te bukur,te vendosur poshte vetullave te zeza,dhe majat e faqeve te kuqe i jepnin pamje te hishme Tamem si fruti shega.Me poshte vazhdova.-Pse nuk ke ecur me tej si shoqet e tua partizane? Per habi nuk uli koken poshte,por leshoi nje psherëtim me motive sipas zakonit të racës vllahe.Races më të bukur,të hijshme dhe tepër të pëlqyshme në sytë e botës qytetëruar. -Ohuu more te keqen motera jote.Mos haro se jemi ne Selenice!Dhe dihet selenica e jone,timen dhe tende gjithashtu eshte vendosur nga perendia pak si ne grope.Dhe ata( aludohnte në drejtim të pashallareve të kuq) nuk kujtohen fare,më kane haruar krejte.Ah! ndryshe do të ishte sikur të ishim ndane xhades automobilistike Vlore Fier,ose diku tjeter,mbase edhe mund te kisha ecur si gjithe shoqet e mia partizane.....! Në një rast tjeter dhe ne kohe tjeter po shkoja rruges kalldremit qe ndante dy lagjet tona,Bombaj dhe Dhamaj.Me duket se isha ftuar per dreke te motra e dyte Anstasia.Lica doli prej shtepise së vete Në ate momente kam qene te shkallet oborit Koçit Nasi vervalla.Edhe ky eshte banore Selenices,njihet si njeri i mënçur,mjeshter i vertete,duar artë.Çfare i shikon syri i kap dora,me të drejtë vendasit e kan quajtur “inxhiner” Me kete njeri kishim lidhje fisnore. Shpesh nena ime kur ngjitej kesaj rruge, sipas rastit takohesh me nena e Koçi.Ka qene grua shtat gjate dhe e dobet fizikisht por e zgjuar.Eee çflase edhe une keshtu, nenat tona,apo në pergjithesi femrat vllahe ishin me trupe te holla,shtate mesatare,me struktur te forta si druri i lisit.Puntore të medha,niko-qire të mira,te dashura,të komunikushme me të gjithe banoret e fshatit e me cilido njeri qe ndodhej rastesishte në këtë trevë.Ato kane qene zonja vet-vehtes,të shkathta në veprime dhe lëvizje.Goja leshonin fjalë të mënçura,perfekte në arsyetime e gjykime te drejta konformë sipas problemeve të ndry- hme të diktuara nga koha.Eh ato ishin te zonja,u pershtateshin çdo situate Ja çfare ka thene dikur nje mysafir që i ra rruga të zbriste në Selenicë “... Rrugës me kalldrem seç u poqa me nje vajze Vllahe.Ishte e bukur sa më ska.E përshëndeta por me zë te ulte,nuk edi në se më degjoi,porse pashe qe edhe buzet e saja levizën.Hapa rrugën jo se e kisha zënë,sepse toka është e zotit,porse ashtu ishte pozicioni,ajo më falenderoi,eci drejtë la- rtë.Diku shkonte,në duar mbante një bohçe(strajce) të qëndisur,siç ishte edhe vetë.Kuptohej se kujt ja çonte. Ktheva koken pasë,vështroja me ëmbëlsi,çobanka ngjitej si sorkadh mali.Veshur me kostume kombetare Vllahe, i irnte për mrekulli.Ndërsa gërsheti i flokut harinte deri poshtë mezit. Më poshtë shkruante. Nje Vllahe e vogël Takova mbi selenicë Sytë të zezë e mjaft të bukur Nuk e di në më thonin të rri,apo ikë E të tilla kane qënë femrat Vllahe.Mysafiri s’kishte gabuar. Duke ecur larte pashe të veçanten,Lica doli prej portes oborit,zbriste poshte,pra drejtim meje.Shkonte ne qender te qytetit.Si duket per te blere ushqime në dyqanet e rjetit tregetise te mineres.U takuam me mall,thua sikur ishim moter e vella.E në kete këndë veshtrim e pyeta: -Si shkon me burin? Pashe se u skuq nga fytyra.Dhe une u skuqa,ndjeva vehten te fyer,mu duk se shprehja ubë pa vende.Zaten fjale te tilla nuk duhen te behen,por se si me ishte ngulitur në mende kjo fjalë as vete se dia.Mbase do te jem nisur nga personaliteti i saj.Kjo e fundit ka të ngjar.Po po Lica ishte femer e veçante,me dinjitet,por ja që ende shoqeria nuk kishte haritur shkallen e përparimit te vlersonte meritat si femer qe ajo kishte dhene komb- it dhe pavarsise kombetare. -Mire,gjynah të qahem se më vretë perendia dhe kisha e ShënThanasit..!Kur foli kështu, u drejtua nga kisha e cila ishte prishur qysh ne vitin 1966-67.Por ja që njerëzia në komunikime me njëri-tjetri edhe pse ndertesa e kishes nuk ekzistonte,vetem mure të rënuara paten mbetur,vendi dhe varezat e gjysherve tane gjendeshin atje.Dhe banoret e mi prape se prape benin kryq e betoheshin.Kete gje beri edhe Lica.Mbaj mende dhe në mos qofsha gabuar në doren e majte,i thonim dora e zemres,kishte tautazhin e kryqit ortodoks.Më poshtë shtoi edhe kete llaf. -Pse më pyete kështu!Ky ka qene risku im.Djeme te shkolluar si puna e jote nuk me kane hedhur syt! Nje momente u habita.Me thene te verteten nje gje te tille nuk e prisja fare.Perseri e ndjeva vehten te fyer.Mirepo ajo ishte vendosur ta çonte fjalen deri ne fund.Doemos per kurajo qe karakterizohej ajo grua,si veshtire te gjendej ndonje femer tjeter ne Selenice po se po,pse jo edhe pak me tej -Apo nuk eshte keshtu? Si thua,fola gabim apo..nuk e lashe te mbaronte.Nderhyra ne mese.Ashtu siç ndoth zakonishte në muhabete te ndryshme dy apo tre paleshe.Nuk me mbetej gje tjeter veçse ti ketheja pergjigje,ate qe ndjeja per kete sokolesh mali. -Sikur te ishe nja dhjet vjete më e vogel,pa mëndyshje do te merja per grua.Per çudi ajo qeshi,pashe se faqet u skuqen si ngjyra e sheges dhe u bene akoma më të bukura se trandafilat qe kishte mbjellur në kopshtin e vete.Me poshte shtova:-Nuk edi a do pranoje ti!?Pergjigje me goje nuk më kthehu, por shtriu doren e djathte,gje te cilen bera edhe une,me terhoqi e më puthi ne faqe.Te njejtin veprim bera edhe une.E putha ne mollzen e faqeve ku akoma nuk kishin ikur ngjyra e ëmbël e kuqe.Me thene drejte na pa nje grua,dhe me sa kuptova une,ajo na ndiqte,duke perfituar nga ambienti ku ndo- dheshim.Midis nesh,pra une,Lica dhe syri i fshehur e cila gjendej prapa nje gardhe teper i madhe mbuluar me fera,te pa dukshme,shum të favorshme per maskime.Dhe u kollit: -Hëk..hëë..! Ndersa Lica u pergjigj në adresë ku ndodhej syri i fshehte. -Ja pikerishte keto gjera s’na lene të shkojme perpara..e me keto fjale ajo u largua per ku ishte nisur.Edhe une vazhdova rrugen ku do drekoja.Kur u ktheva ne shtepin te nena.Kerkova çupave te Janit,tim vella,nje cope leter dhe stilolaps.Diku u ula ne obor,shkrova keto vargje me motive popu- llore te treves sime. Një çobankë e vogel me dy shoqe partizane ec moj bijë me shoqe Beri mrekulli seç u njohe ate natë të qoftë rruga e mbarë Pushken në sup,ylli partizane të nesërmen në mëngjes kur të kthehesh poshtë Doli malit per liri nga prindët mori urat të na sjellësh paqe dhe beharë.. Qysh prej vitit 1978-79 Licen nuk e kam takuar më.
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 15:55:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015