Letrat e Mit’hat Frashërit-Për miqtë e mi - TopicsExpress



          

Letrat e Mit’hat Frashërit-Për miqtë e mi t’Amerikës/ Letrat e Mithat Frashërit ngjan si një letër e hapur, ku ai u drejtohet miqve të tij bashkatdhetarë në Amerikë, duke kërkuar prej tyre ndihmë. Komunizmi, regjimi që e urreu deri në vdekje, kishte mbërthyer tashmë Shqipërinë. Viti shënonte 1946. Diçka më pak se tre vjet para se ai të ndahej nga kjo jetë. Mid’hat Frashërit dhe miqve të tjerë që ishin kundër këtij regjimi, s’ju kish mbetur rrugë tjetër veç emigrimit. Letra na zbërthen çdo pikëpamje të tij mbi situatën e krijuar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, shqetësimet e tij, revoltën, trishtimin dhe parashikimet mbi sistemin e ri që po vendosej në Shqipëri. Angazhimi i tij politik nuk qe një rastësi. Edhe pse kishte dhënë dorëheqjen nga aktiviteti politik në vitin 1925, pas shumë kohe heshtje, në vitin 1939 ai iu rikthye sërish politikës. Pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet. Në vitin 1941, ai është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Midhat Frashëri u detyrua që në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Mbase ka qenë në Itali edhe gjatë kohës kur ka shkruar këtë letër. Edhe pse ai nuk e shënon vendndodhjen e tij. Në fund të letrës ai shkruan thjeshtë: “…Mid’hat Frashëri… Në mërgim më 1 dhjetor 1946″. Në këtë moment të jetës së tij, edhe pse i zhgënjyer ai duket më energjik se kurrë. Bën plane dhe mbi të gjitha informon, kërkon t’iu hapë sytë njerëzve e të zhdukë çdo aureolë optimizmi që kishte mveshur idetë e njerëzimit mbi “mrekullitë e sistemit të ri shoqëror”. Çfarë po ndodhte në të vërtetë në Shqipëri? Çfarë ishte komunizma, me ç’forma dhe mënyra po vendosej diktatura dhe çfarë fshihej pas fjalëve reforma dhe përparim? Pak kush si ai mund ta analizonte atë fillim të vrullshëm… për më tepër të parashikonte pasojat që do të vinin për gjithë shqiptarët. Komunizma, Një kolerë që shkatërron shpirtin - See more at: gazetadielli/mithat-frasheri-komunizma-nje-kolere-qe-shkaterron-shpirtin/#sthash.F2hfyqsA.mqkd05p5.dpuf
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 16:47:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015