Lista e kombëtares 1 Samir Ujkani ( Palermo) 2 Etrit Berisha - TopicsExpress



          

Lista e kombëtares 1 Samir Ujkani ( Palermo) 2 Etrit Berisha (Kalmar) 3 Orges Shehi (Skenderbeu) 4 Admir Teli (Qaraback) 5 Lorik Cana (SS Lazio) 6 Andi Lila (PAS Giannina) 7 Tefik Osmani (FK Teuta) 8 Renato Arapi (Skenderbeu) 9 Elseid Hysaj (Empoli) 10 Debatik Curri (Hoverla) 11 Armend Dallku (Vorskla Poltava) 12 Jurgen Gjasula (Litex Lovech) 13 Ergys Kace (PAOK Selanik) 14 Odise Roshi (FSV Frankfurt) 15 Migjen Basha (Torino) 16 Ansi Agolli (Qaraback) 17 Armando Vajushi (Litex Lovech) 18 Ervin Bulku (Sepahan) 19 Valdet Rama (Real Valladolid) 20 Vullnet Basha (Sion) 21 Amir Abrashi (Grasshopers) 22 Sabien Lilaj (Skenderbeu) 23 Ahmed Januzi (Vorskla Poltava) 24 Emilian Vila (PAS Giannina) 25 Edgar Çani (Karpi) 26 Shkelzen Gashi (Grasshopers) 27 Hamdi Salihi (Jiangsu Sainty) 28 Agon Mehmeti (Olhanense) Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi, Vullnet Basha dhe Agon Mehmeti mund të mos jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Islandës. Katër lojtarët janë grumbulluar nga trajneri De Biazi dhe kanë udhëtuar edhe drejt rezidencës së skuadrës sonë në Durrës, por sipas informacioneve ata mund të mos luajnë nëse nuk vjen në kohë leja nga FIFA. Që të katër futbollistët më parë kanë luajtur për Shpresat e Zvicrës (Gashi, Abrashi dhe Vullnet Basha) dhe Suedisë (Agon Mehmeti), ndaj për t’u veshur kuqezi do duhet që më parë të merret një leje speciale nga FIFA. Sipas të gjitha gjasave, edhe për këta lojtarë do të ndiqet e njëjta procedurë si në rastin e Migjen Bashës, por nëse lojtari i Torinos priti shumë gjatë për të marrë përgjigjen e FIFA-s, këta të fundit do ta kenë disi më të thjeshtë, duke qenë se Basha u ka hapur disi rrugën dhe seanca gjyqësore në FIFA kthehet gati në formalitet. Gjithsesi lojtarët do të stërviten me ekipin dhe do presin lejekalimin, i cili nëse vjen deri 1 orë e gjysmë para ndeshjes, do të thotë se lojtari mund të aktivizohet edhe në ndeshje zyrtare. Burimi: panorama-sport/kombetarja/28-kuqezinj-per-sllovenine-dhe-islanden-trajneri-de-biazi-publikon-listen-e-kombetares/#ixzz2dtzqe0QF
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 06:20:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015