Lukas Malakarne drejt riaftësimit Qendërmbrojtësi Lukas - TopicsExpress



          

Lukas Malakarne drejt riaftësimit Qendërmbrojtësi Lukas Malakarne po u nënshtrohet seancave intensive për t’u rehabilituar për ndeshjen e radhës në Ukrainë. Një staf i specializuar për dëmtime të tilla po kryen ekzaminime intensive, por ndërkohë ka dhënë garanci se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Metalurg Donetskut. Stafi shpreson që të paktën ai të luajë në pjesën e parë. Malakarne u dëmtua në ndeshjen e parë në Tiranë dhe mjekët thanë se i duhen të paktën 10 ditë pushim. Por, me sa duket, tani është i domosdoshëm për këtë takim, ndaj dhe është vendosur që të ketë trajtim mjekësor intensiv. Madje, sot ai do të dalë në stërvitje. Argjentinasi shënoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Metalurgut.
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 14:25:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015