Man United e ruan numrin 7 për Ronaldon! - TopicsExpress



          

Man United e ruan numrin 7 për Ronaldon! Manchester United i ka zbuluar numrat për sezonin e ri. Askush nuk e ka numrin 7, i cili ndoshta i është premtuar Cristiano Ronaldos… Fanella me numrin 7, për ata që e njohin paksa historinë e ‘Djajve të Kuq’, ka domethënie të madhe. Kush e ka pasur prapa në shpinë, në fakt është bërë gjithmonë pjesë e historisë së klubit: nga Eric Cantona tek Cristiano Ronaldo, Bryan Robson, David Beckham, përpos dyshes Antonio Valencia e Michael Oëen, që nuk kanë lënë kurrë gjurmë në Old Trafford. Tash, Valencia e ka marrë numrin 25. Përpos numrit 7 mungon edhe ai 9, të cilin vitin e kaluar e kishte mbajtur Dimitar Berbatov. A do të thotë kjo se drejtuesit e gjigantit anglez po përgatisin dy goditje këtë verë?
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 11:34:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015