Menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit kanë - TopicsExpress



          

Menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit kanë ardhur reagimet e para në lidhje me 8 deputetë, të opozitës të cilët votuan pro kreut të LSI-së. Të ndodhur në situatë të vështirë, krerët e koalicionit të djathtë kanë mohuar në mënyrë kategorike që deputetët e tyre në Parlament të kenë votuar pro Metës. I pari që ka reaguar ka qenë kreu i komanduar i grupit të PD-së, Edi Paloka, i cili theksoi se grupi demokrat kishte marrë vendim për të votuar kundër Metës. “Kush e përcaktoi se janë deputetët tanë. Ju garantoj që nuk është kaq e rëndësishme sa mendoni ju. Opozita jonë do të jetë tjetër gjë, jo problem numrash. Numrat edhe sikur të ishit 8 apo 18 nuk ndryshojnë gjë. Ka qenë vendim i grupit për të votuar kundër. Ju prisni që unë të bëj hetuesin, nuhatësin. As nuk e dëgjova rezultatin s’më interesonte, tani po e marr vesh nga ju”,- deklaroi Paloka Ndërsa kreu i PDIU-së në një njoftim për mediat ka thënë se të gjithë deputetët e kësaj force politike kanë votuar kundër kryetarit të ri të Parlamentit, në përputhje me rreshtimin e saj politik. “Nëpërmjet këtij njoftimi, duam të bëjmë të ditur qëndrimin politik të shprehur me votë prej grupit parlamentar të PDIU-së në votimin e sotëm për kryetar parlamenti. PDIU është kundër kandidaturës së mazhorancës për kreun e legjislativit si votim dhe qëndrim politik, si pjesë e gjithë opozitës shqiptare. E bëjmë këtë sqarim për të konfirmuar qëndrimin tonë në lidhje me këtë çështje”, thuhet në njoftimin e PDIU-së. Ndoka: “Se kam idenë kush votoi pro nga opozita, është votë e fshehtë. Unë për vete kam votuar kundër zgjedhjes së zotit Meta”. Bregu: “Nuk kisha dyshim që zoti Meta do të zgjidhej me një mazhorancë të madhe
Posted on: Tue, 10 Sep 2013 12:13:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015