Milano vazhdon duke zhgenjyer tifozet Ndërkohë Milani - TopicsExpress



          

Milano vazhdon duke zhgenjyer tifozet Ndërkohë Milani vazhdon të jetë në krizë dhe pa shenja shpresëdhënëse për situatën e trazuar që po kalon, ku veç rezultateve nuk mungojnë as përplasjet e brendshme në hierarkinë kuqezi. Bëhet edhe më dramatike situata veçanërisht për teknikun Allegri, me Milanin që nuk arrin të shënojë kundër një skuadre si Chievo, që ndodhet e fundit në klasifikim dhe me vetëm një fitore nga 12 ndeshje. Në pjesën e parë të dyja ekipet studiojnë njëra-tjetrën me shpresën për një pjesë të dytë më briliante por nuk ndodh kështu. Kuqezinjtë nuk arrijnë të dalin mirë në sulm, ndërkohë që skuadra e Sanninos bllokon për të shfrytëzuar kundërsulmet. Me ato pak raste që u panë në fushën e lojës, barazimi pa gola mund të konsiderohet i drejtë si për Chievon, ashtu edhe për Milanin. Të dyja skuadrat përballjen në Verona e mbyllën me nga 10 lojtarë, pas kartonave të kuq të Montolivos dhe Pellisier./GJITHQKA PER AC.MILAN
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 19:01:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015