Mos e kundërshto kundërshtarin në çdo gjë që e thotë, por - TopicsExpress



          

Mos e kundërshto kundërshtarin në çdo gjë që e thotë, por kundërshtoje vetëm në atë që është e kotë. Mos e përkrah dashamirin kur është në gabim, por përmirësoje atë kur është për përmirësim. Nëse kundërshtari e thotë një të vërtetë, jepja dorën dhe thuaj: Allahu të shpërbleftë. E nëse i dashuri yt gabon në ndonjë gjë, mos e përkrah në gabim por korigjoje atë. Se e vërteta është mbi të gjithë o vëllau im, mos të mashtrojë dashuria e të përkrahësh një gabim. Mos të mashtrojë urrejtja e të kundërshtosh të vërtetën, por bëhu kështu besnik dhe qëndro tërë jetën. Me të gjithë sillu me nderë dhe drejtësi, nëse don në mesin tonë të shohësh harmoni.
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 00:06:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015