Muslimanët duhet të jenë të udhëhequr nga parimi i - TopicsExpress



          

Muslimanët duhet të jenë të udhëhequr nga parimi i shoqërimit, të jetojnë së bashku në harmoni, e jo të synojnë të konvertojnë çdo jo-musliman sepse vetë Allahu e ka bërë të qartë që “nuk ka dhunë në fe,” {2:256}. Dialogu ndërfetar nuk duhet të përmbyllet me një fitues dhe një humbës. Qëllimi i dialogut nuk duhet të jetë për të konvertuar të tjerët, por që të ndajmë parimet me ta. Dialogu i sinqertë duhet të forcoj besimin e njeriut gjersa, në të njëjtën kohë, të thyej barriera. Kur’ani e bën të qartë që sjellja e myslimanit duhet të jetë “kushdo që dëshiron le të besojë; e kush dëshiron le të mohoj.” (El-Kehf, 29), theksimi i plotfuqishmërisë së Zotit, dhe që çështjet e tilla nuk janë në dorë të krijesave. Kjo domethënë që përkushtimi i patundur i disa udhëheqësve fetar për të fituar mbi argumentet për të konvertuar të tjerët në fenë e tyre është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me shpirtin e vërtetë të dialogut ndërfetar; një fakt ky, që qon në rezultate të kundërta. Kjo sjellje ekstreme qon palën tjetër që të kthehet në qëndrim mbrojtës, që në anën tjetër shkon kundër përpjekjes tonë për të rrëzuar muret e keqkuptimeve në mesin e religjioneve botërore. Nëse myslimanet i kthehen Kur’anit dhe shembullit të Pejgamberit (s.a.v.s.), ata do të shohin që ajo që kërkohet prej tyre është dialogu – e jo garimi. Dialogu është proces i eksplorimit dhe njohjes së tjetrit, po aq sa është dhe një shembull i sqarimit të qëndrimeve të veta. Prandaj, kur dikush bën dialog me tjerët, ajo që dëshirohet është të eksplorohen mënyrat e të menduarit, ashtu që të përmirësohen keqkuptimet në mendjet tona dhe të arrijmë në një ‘tokë të përbashkët’. Kjo tokë e përbashkët është ajo që kërkohet prej të gjitha dialogjeve, dhe vendos themelin për kooperim të përbashkët bazuar në principet e “besimit në Zot” dhe “sjellje të mira me fqinjët”. ~ Shejh Ali Xhuma
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 07:28:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015