Ndërtesa i takon PD-së, plaçkitje mafioze bënë socialistët - TopicsExpress



          

Ndërtesa i takon PD-së, plaçkitje mafioze bënë socialistët në vitin 1991 23-08-2013 / Nga Dr. Teodor Kareco Ne këto dite te nxehta te verës, ne mungese te lajmeve te mirëfillta, mediet vizive dhe ato te shkruara, përpiqen nëpërmjet “tymnajave” qe lëshojnë, nëpërmjet trillimeve, mashtrimeve, te mbahen disi gjalle. Fjala është për diskutimet rreth një vendimi për marrjen e një ndërtese ne pronësi te ushtrisë për selinë qendrore te Partisë Demokratike. Unë nuk shoh ndonjë gjë te jashtëzakonshme ne ketë rast. Gjykoj se Partia Demokratike është shume e vonuar ne ketë drejtim. Ne rreth 23 vjet demokraci, ne te shumtën e tyre Partia Demokratike ka qeverisur. Është e drejta e saj legjitime, mbështetur edhe ne rolin politik te saj te ketë një ndërtese dinjitoze. Ketë e ka, ndonëse me grabitje dhe me dhune Partia Socialiste, e kane parti te tjera pa asnjë peshe si Partia Social Demokrate etj. Nga shtypi nxjerr konkluzionin se nuk ka asgjë te keqe te marre ne përdorim Shtëpinë Qendrore te Oficerëve. Unë para 3 vjetësh kam pare se ajo ndërtese thuajse nuk kishte asnjë funksion. Gjithsesi ky është problem tashme i zgjidhur. Specialistet e fushës mund te japin ndonjë mendim thjeshte e vetëm sesi do te kryen ne ambiente te tjera funksionet e pakta ne shërbim te ushtrisë. Unë shqetësohem për një problem. Ne shtyp lexova një shkrim nga një njeri qe e heq veten analist a ku e di unë. As me pak e as me shume ky “ç’opinionist”, qe hiqet si disident “i detyruar nga halli” se e zuri kalemi i kriminelit zullumqar Hoxha, deklaron pa piken e turpit se kalimi i shtëpisë se oficerëve me rruge te rregullta e ligjore ne përdorim te Partisë Demokratike na qenka “plaçkitje”. Unë nuk di sesi ne ditët e sotme mund te ketë njerëz me mendësi te tilla, megjithe lirinë e fjalës, serish nuk e kuptoj si botohen shpifje te tilla. E di qe këta mjerane me këto mashtrime, gjoja duke e paraqitur veten si origjinale stërmundohen te mbajnë frymën gjalle me honorarë, mbase dhe te fitojnë diçka. Gjithsesi nuk është rruga e shpifjes, mashtrimit ajo qe i nderon. Sa e njoh unë problemin ndërtesa ka ndërruar administrator ne përputhje me kushtet, rregullat dhe ligjet e shtetit shqiptar. Për vete specifiken e atij objekti, transferimi është kryer përveç vendimit te Këshillit te Ministrave edhe me firmën e Presidentit te Republikës. Thuhet se nuk na e paska sigluar Shefi i Shtabit te Përgjithshëm. Unë nuk shoh ndonjë problem këtu, komanda me e larte ka gjithmonë te drejtën te veje firmën e fundit, pra, vulën e zbatimit. Kjo histori me kujton gjenerozitetin e Partisë Demokratike. Ajo edhe kur u sinjalizua ne vitin 1991, kur pa ne shtyp grabitjen apo “plaçkitjen” e pasurisë se ish-Partisë se Punës se Shqipërisë nga Partia Socialiste, nuk veproi, nuk ja ktheu pupullit atë pasuri kolosale. Sot e kësaj dite trashëgohen nga socialistet selite luksoze, një pasuri e madhe qe i beri ata te mbijetojnë ne këto dy dhjetëvjeçaret e fundit, madje edhe te gjallërohen, te krijojnë shtresën e milionereve te tyre me spekulimet e pafund te kryera me atë pasuri. Ne prill te vitit 1992 e kam demaskuar ketë grabitje ne gazetën Republika. Te njëjtën bëra edhe vite me vone ne artikullin e datës 9 nëntor 2005, te botuar ne gazetën “Koha Jone”. Ne ketë gazete ne artikullin “Kush e vodhi arin e diktaturës” përveç problemit te vjedhjes se arit nga komunistet ne largim ngre edhe dy probleme te tjera. Për problemin e arit nuk do ndalem, ai është me se i qarte. E para ngre problemin dhe shqetësimin se ku i gjeti diktatori i fundit Ramiz Alia 100 mije dollarë për udhëtimin luksoz për ne Helsinki. Pas kërkesës se tij u interesova ne organizmat tona financiare e bankare dhe u informova se nuk kishim sasi te tille valute ne depozite për t’u harxhuar për qëllime te tilla. Kjo ndodhte kur shqiptaret rronin me lëmoshën qe bota e qytetëruar po na jepte për te mos vdekur nga uria. Kam bere pyetjen ku u gjet kjo sasi e madhe valute për kohen për t’u përdorur për qëllime te tilla? Asnjë përgjigje. Unë e kuptoj se ato u gjenden ne skutat e “mbuluara” te ish partisë-shtet qe administroheshin nga socialistet tashme ne fuqi. Se dyti ngre problemin e veprimit mafioz, e përsëris mafioz sepse nuk ka emërtim tjetër për ta shprehur atë grabitje apo “plaçkitje”, te asaj qe u quajt “ndarje” e pasurisë se ish Partisë se Punës se Shqipërisë. Ja si e përshkruaj me ndonjë shkurtim e plotësim ketë problem ne gazetën “Koha Jone” qe përmenda: “I njëjti veprim mafioz u vërtetua me ndarjen e pasurisë se ish- Partisë se Punës. Sa me kujtohet ngarkuam një grup te vogël pune për te studiuar gjendjen, për te evidentuar pasurinë dhe për te rekomanduar rrugët sesi do te përdorej ajo pasuri duke përfshire ndërtesat, aparaturat, makineritë, gazetat dhe fondet ne para dhe ne valute. Thashë veprim mafioz se ndodhi një veprim pa precedent. Ish Kryeministri Ylli Bufi mer një vendim te Kryesisë se Këshillit te Ministrave vetëm me firmën e tij. Kjo ishte nga ana procedurale një nder shkeljet pa precedent dhe me përgjegjësi penale. Se pari, ashtu si ne rastin e lëvizjes se arit del një vendim qeverie, ne emër te qeverise pa u mbledhur dhe pa dijeninë e Kryesisë se qeverise; se dyti, rregulli e kërkonte qe për çdo vendim te Qeverise apo te Kryesisë se Këshillit te Ministrave duhej te firmosej nga ana ime me cilësinë e Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave dhe mandej nga Kryeministri (Ne fakt vendimi doli vetëm me firmën e Kryeministrit, pa aprovimin tim paraprak dhe pa firmën time); se treti, flagrante ishte dhe përcjellja e këtij vendimi me emrin tim, pa firmën dhe pa autorizimin tim (një manovër e Farudin Arapit, njeriut qe u përdor me pas, me besimin qe krijoi si mashtrues, ne veprimet e tjera mafioze te socialisteve për firmat piramidale); se katërti, vendimi ishte i njëanshëm, nuk përfshiu burimet financiare. Ky veprim u krye ne kundërshtim me ligjet e rregullat ne fuqi... Partia e Punës e Shqipërisë ishte parti-shtet, ajo dispononte shuma te mëdha ne valute si brenda dhe jashtë vendit. Pyetja shtrohet ku janë fshehur ato pasuri, kush i përdori apo vazhdon t’i përdore? Edhe këtyre pyetjeve do te duhet t’u japë përgjigje qeveria Berisha. Ato para nuk i takojnë asnjë partie, ato i takojnë popullit te përfaqësuar nga shteti demokratik. Ne ketë rast ne fund te fundit popullit nuk i kthehen veçse ca thërrime nga ai mal i pasurisë se pervetesuar nga shteti komunist qe dha shpirt”... Me këto qe përmenda synoj te argumentoj se ne veprimet e veta qeveria demokratike veproi drejt dhe ne përputhje me ligjet ne transferimin e një ndërtese qe ishte jo funksionale dhe do thëne një luks i panevojshëm për situatën tone te ushtrisë. Njëherësh kërkoj se edhe ne këto dite qe kane mbetur nga ndërrimi i pushteteve te qartësohet me mire grabitja qe beri Partia Socialiste me përvetësimin mafioz te pasurisë se PPSH, ndoshta te mbahet edhe ndonjë qëndrim, nëse ligjet e lejojnë një gjë te tille. Ndoshta do te duhet te rishikoje edhe qëndrimin përkrahës te disa pushtetarëve demokrate ne Qeverinë e Stabilitetit te vitit 1991 qe i hapen “dritën jeshile” atij përvetësimi skandaloz te socialisteve. Kam krijuar bindjen se ai “lejim” me ndërgjegje apo pa ndërgjegje u krijoi socialisteve një mundësi tjetër te madhe qe sot te vine ne fuqi me pompozitet ne pushtet. Tanimë pyes për analistët: A jeni ne gjendje te dalloni se kush është “plaçkitës”, Partia Demokratike apo ajo Socialiste? Dielli me “shoshe” i themi ne nuk mund te mbulohet. Atëherë lind pyetja tjetër: pse e bëni ketë shtrembërim skandaloz? Mos ndoshta kërkoni ndonjë “kocke” tani nga socialistet ne fuqi për te mbijetuar. Nuk ma merr mendja qe te keni lajthitur ne masën ekstreme. Me vjen të besoj se “kocka” e ka bere punën e vet.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 07:38:21 +0000

Trending Topics



le="margin-left:0px; min-height:30px;"> Vina Versatile Homes @ Bandar Tun Hussein Onn,
Alright friends and family, I require your assistance! I am
New KICKER 10VC124 12 300W Car Audio Subwoofer+Sub Box+Boss Mono
Hey guys, PinkyParadise sent me a discount code to give to my
So the beginning of the day had a rough start But then this is

Recently Viewed Topics




© 2015