Nga Syleman GASHI, Per Adnan JANUZAJ Sa e lumturojnë një komb 90 - TopicsExpress



          

Nga Syleman GASHI, Per Adnan JANUZAJ Sa e lumturojnë një komb 90 minuta të lojës magjike Sot kisha një nga pasditet më të mira prej vitesh me një ndeshje futbolli anglez. Futbolli në SHBA radhitet për nga popullariteti diku i katërti dhe nuk e ke kënaqësinë e përcjelljes të mërkurave dhe të shtunave pranë televizorit ashtu si në Evropë, në Amerikën Latine, në Afrikë e Azi. Për këtë pasdite aq të këndshme mbase ‘fajtor’ meritor është futbollisti i prindërve nga Kosova, lojtari kuqezi ADNAN JANUZAJ, i cili na mrekulloi me lojën dhe golat e tij për Manchester United. Për dy golat që sollën fitoren e ekipit me renome botërore sigurisht se më i lumturi ishte vetë ai, i dyti mund të ketë qenë menagjeri i ekipit, David Moyes që mori guximin ta vendosë në 11 e parë në ndeshjen debutuese si titullar dhe në vendin e tretë prindërit që e rritën dhe e vërejten me kohë talentin e tij. Duhet të jetë i lumtur edhe ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci i cili duhet t‘i bëj ftesë dhe ta nderojë me shtetësinë e Kosovës. Të lumtur ishin edhe të gjitha kosovarët që përcollën lojën briliante të Adnanit. Adnani mund të jetë një futbollist në elitën e kësaj loje mbase edhe për 15 vjetët e ardhshëm, mirëpo paraqitja e tij e sotme do të konsiderohet si një ndër debutimet më të suksesshme në historinë e futbollit anglez. Pavarësisht jetgjatësisë së tij si lojtar i elitës evropiane dhe botërore, loja e sotme në moshën 18 vjeçare ende ‘shtalb,’ do të jetë gjithmonë e shënuar në trashëgiminë e tij të suksesit. Sa shumë e ndryshojnë dhe madhërojnë jetën e një futbollisti 90 minuta të lojës. Sa e lumturojnë një komb të tërë. Adnani, Rita, Xherdani, Valoni, Loriku, Taulanti, Valdeti, Graniti, janë ambasadorët më të mirë të afirmimit të vlerave të Kosovës në botën globale sot, si një fshat i madh virtual. Ata në një masë po kompensojnë izolimin e bashkëkombësve të tyre në Kosovë nga arenat e sportit ndërkombëtar. Kosova është dhe duhet të jetë krenare që i ka përfaqësues të vlerave të saj, këtë brez që sa e bën krenare Kosovën me ta, aq i bën edhe ata krenarë si gjenerata e re e Kosovës, e rritur në mërgim me ëndrrën e lirisë dhe mallin e pashuar të prindërve të tyre për te.
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 00:25:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015