Nje grua po priste ne aeroport nje nate. Kishte ende shume ore - TopicsExpress



          

Nje grua po priste ne aeroport nje nate. Kishte ende shume ore derisa te vinte koha per fluturimin e saj, keshtu qe kerkoi nje liber neper librarite e aeroportit, bleu nje pako me biskota dhe gjeti nje vend ku mund te ulej. Ishte aq e thelluar ne leximin e librit, saqe krejt rastesisht kur ngriti koken, pa se prane saj ishte ulur nje burre, i cili me arrogancen dhe guximin me te madh, kapi nje apo dy biskota nga pakoja qe gjendej mes te dyve. Ajo heshti e zemeruar, duke dashur te shmange ndonje skene skandali. Keshtu qe ajo vazhdoi te hante biskota dhe veshtronte oren, nderkohe qe hajduti i pafytyre asgjesonte ushqimin e saj. Sa me shume kalonte koha, aq me shume irritohej gruaja duke menduar, po te mos isha kaq e sjellshme, do ja kisha nxire syrin. Sa here ajo merrte nje biskote, aq here merrte dhe burri prane saj e ne fund, kur kishte mbetur vetem nje biskote, ajo pyeti veten se cdo te ndodhte... Me nje buzeqeshje ne fytyre dhe me nje te qeshur nervoze, ai e mori biskoten e fundit dhe e ndau me dysh. Njeren ja dha gruas, ndersa tjetren e hengri vete. Ky qenka vertete i pafytyre dhe mosmirenjohes mendoi gruaja. Oret kaluan dhe ajo u ndje aq e lehtesuar kur erdhi koha per fluturimin e saj. Mblodhi plackat e veta dhe eci drejte, pa kthyer me koken pas per te pare hajdutin mosmirenjohes. Hipi ne avion, u zhyt e lodhur ne ndenjesen e saj dhe me njeren dore ne cante kerkoi librin, nga i cili i kishin mbetur edhe pak faqe per te lexuar. Ndersa germonte ne cante, mbeti gojehapur, kur preku pakon me biskota. Nese biskotat e mia jane ketu, atehere ato qe hengra me pare ishin te tijat. belbezoi ne deshperim. Shume vone per te kerkuar falje mendoi e zhgenjyer sepse ne te vertete, kishte qene ajo e pasjellshmja, hajdutja dhe mosmirenjohesja... V. Cox - “A Matter of Perspective”
Posted on: Mon, 04 Nov 2013 14:19:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015