Njollat kafe dhe trajtimi i tyre KLINIKA DERMATOLOGJIKE dhe - TopicsExpress



          

Njollat kafe dhe trajtimi i tyre KLINIKA DERMATOLOGJIKE dhe ESTETIKE DERMOVITA Dr.Albana Lufi Mjeke Dematologe Hiperpigmentimet ose njollat kafe jane nje gjendje e zakonshme ku lekura behet me e erret sesa lekura normale rreth saj , si pasoje e prodhimit te tepert te melanines, pigmentit qe eshte pergjegjes per krijimin e ngjyres se lekures normale. Melanina prodhohet nga melanocitet në shtresën e poshtme(shtresen bazale ) të epidermës . Melanina eshte pergjegjese per ngjyren e lekures ,te flokeve ,.Melanina sherben per tu mbrojtur nga rrezet ultraviolet dhe gjendet i zhvilluar ne menyre te ndryshme ne trup . Rrezatimi ultraviolet stimulon aktivitetin e melanociteve , dhe kur perqendrimet e tyre ne zona te caktuara jane me te dendura shkaktojne formimin e hiperpigmentimeve .Hiperpigmentimet e shkaktuara nga dielli jane format me hasura .Njerëzit me ngjyre te erret te lekures jane edhe me te prirur per te formuar hiperpigmentime veçanerisht nese ata ekspozohen per nje kohe te gjate ne diell . Hiperpigmentimet mund te jete te perhapura ose te lokalizuara dhe lokalizohen kryesisht ne fytyre ,dhe ne pjesen e kurrizit te duarve . Cilat jane shkaqet e hiperpigmentimeve ? Ka disa forma te hiperpigmentimeve : -Hiperpigmentimet post inflamatore te cilat shfaqen si pasoje e demtimit te lekures pas kalimit te akne vulgaris ,psoriasis ,djegieve ose si pasoje e eksopzimit ndaj kimikateve te ndryshme ose pas trajtimeve te ndyshme estetike te bera nga persona me kualifikimimn jo te duhur .Keto lloj hiperpigmentimesh i pergjigjen mjaft mire trajtimit . - Lentigines ose hiperpigmentimet e moshes . Edhe pse ata behen me te theksuara me rritjen e moshes dhe jane gjetur mbi 90 % te personave me lekure te bardhe mbi moshen 60vjec ata nuk jane shkaktuar direkt nga procesi i plakjes por si pasoje e ekspozimit ne diell dhe shfaqen kryesisht ne duar dhe fytyre ose zona te tjera qe ekspozohen ne diell . -Melasma ose chloasma jane njollat kafe qe shfaqen si pasoje e ndryshimeve hormonale tek grate shtatzena ose tek femrat qe perdorin kontraceptive .Gjate shtatzanise stimulohet prodhimi i tepert i melanines duke sjelle “masken e shtatzanise “ ne fytyre dhe erresim te lekures ne bark dhe ne zona te tjera . -Hiperpigmentimet mund te shkaktohen edhe pas perdorimit te solucioneve zbardhuese te lekures -Edhe perdormi i disa medikamenteve gjate periudhes se veres mund te shkaktoje shfaqien e hiperpigmentimeve ne lekure . -Hiperpigmentimet ne disa raste jane te lidhura dhe me nje sere semundjesh te tjera te tilla duke u shfaqur si simptome e tyre si: Semundja e Adisonit ,sëmundja Cushing ,Acanthosis nigricans (hiperpigmentime ne plikat inguinale dhe axillare ) ,porfiria ,infeksionet mykotike , Si trajtohen hiperpigmentimet ? Trajtimi i hiperpigmentimeve eshte jo gjithmone i lehte .Ne disa raste eshte me e lehte parandalimi sesa mjekmi .Per te rritur mundesite e trajtimit te sukseshem eshte e nevojshme nje analize e detajuar e lekures dhe nje anamneze e kujdesshme .Personat me keto probleme duhen tju drejtohen dermatologeve per te kuptuar me mire origjinen e problemit dhe zgjedhjen e skemes me te mire te trajtimit . Trajtimi i hyperpigmentimeve perfshin perdorimin ne vatrat hiperpigmentuese te medikamenteve lokale te tilla :hydroquinone, acidi kojic , alpha hydroxy acid , acidi Azelaic , acidi Askorbik , tretinoina . Procedura te tjera me efikasitet me te larte se perdorimi lokale i kremrave te permendura me siper perfshijne mikrodermoabrazionin ,peeling kimik dhe trajtimin me lazer . Për të ndihmuar në parandalimin e hiperpigmentimeve rekomandohet perdorimi rregullisht i kremrave fotombrojtes me filter te larte. .Mungesa e kremit fotombrojtes ne periudhen e rrezatimit diellor qofte edhe ne nje dite te vetme mund te sjelle shfaqien e hiperpigmentime ne fytyre . Kemi degjuar shpesh per perdorimin e peeling kimik . Mund te na thoni dicka me teper per kete procedure ? Peling kimik është një procedurë që përdoret për të pakësuar dhe eliminuar rrudhat e sipërfaqshme rreth syve, gojës dhe në tërësi të lëkurës së fytyrës, trajton mjaf mire njollat dhe hiperpigmentimet në lëkurë, lëkurën e plakur dhe në pamje të lodhur, shenjat e lehta dhe të mesme të akneve. Peeling kimik nëpërmjet aplikimit të solucioneve kryesisht acide ne perqindje te ndryshme nga 30 deri 70% realizon eliminimin i qelizave sipërfaqësore të lëkurës dhe stimulon krijimin e nje lekure te re . Lëkura e re është më e lëmuar, më e butë, e shndritshme, me më pak rrudha. Procedura peeling kimik mund të shkaktojë me pas perkohesisht një skuqje dhe deskuamim te lehte që zgjat zakonisht disa ditë, në varësi të përqendrimit dhe llojit të substancës se perdorur . Eshte nje procedure qe aplikohet pas shtatorit deri ne mars pra jo ne periudhen e rrezatimit te forte diellor. Piling kimik eshte nje procedure mjeksore dhe aplikohet nga mjeku dermatolog. Para fillimit te procedures merret nje anamneze e hollesishme ne lidhje me tipin dhe ndjeshmerine e lekures , alergjite ose patologjite e tjera ne zonen ku do aplikohet, .Per trajtimin e hiperpigmentimeve dhe shenjave te akneve nevojiten 4 deri 6 seanca me interval 2 javor. KLINIKA DERMATOLOGJIKE dhe ESTETIKE DERMOVITA Dr.Albana Lufi Mjeke Dematolog
Posted on: Sat, 12 Oct 2013 07:21:38 +0000

Trending Topics



br>
Ives 725910blh Oil Rubbed Bronze Pivot Center Hung Brass Pivot Set
I had heard almost all of these...Although what hurt the most was
This is Thursday night at Worth Ranch in Palo Pinto, TX and the
Hot Pink Zebra With Full Rhinestones Faceplate Hard Plastic
Online Clearance Sales Inkadinkado Patterned Shells Clear Stamps
serious question... what do you other school owners do when you
v>

Recently Viewed Topics




© 2015