Një ditë u takua një trëndafil i bukur me bukuri të - TopicsExpress



          

Një ditë u takua një trëndafil i bukur me bukuri të mahnitshme, aromë të këndshme, ngjyra tërheqëse me një margaritar nga e cila nuk dukej asnjë prej këtyre cilësive e cila jetonte në fund të detit… U njoftuan me njëra tjetren dhe filloi dialogu. Tha Trëndafili: Familja jonë është e madhe, prej neve ka trëndafila dhe lule që lulëzojnë, të cilat nuk mund ti numëroj, dallohen me pamje të mahnitshme dhe secila prej tyre ka aromë të dalluar, kur papritmas trëndafili u pikëllua !? E pyeti Margaritari: Nga kjo që po thua nuk paska dicka që të pikëllon, pse u pikëllove ? Trëndafili: Mirpo njerëzit na trajtojnë në mënyrë jo të drejtë, ata na mbjellin neve jo nga dashuria mirpo që të kënaqen me pamjen tonë të bukur dhe aromen e këndshme, pastaj na hudhin në rrugë apo në shporta të mbeturinave pasi të marrin nga ne gjëjën më të shtrenjët dhe aromën. U ndal Trëndafili pastaj i tha Margaritarit: Më trego për jetën tënde si jeton? Dhe cilat janë ndjenjat e tua deri sa ti jeton në fund të detit…? U përgjigj Margaritari: Pa marrë parasysh se unë nuk kam ngjyra të bukura sikurse ti dhe pamje të mahnitshme , jam shumë e shtrenjët në pamjen e njerëzve, ata bëjnë të pamundurën për të arritur tek unë! Marrin rrugëtim dhe zhyten në detra për të më kërkuar, ndoshta habitesh kur të them se sa më shumë të largohem nga sytë e njerëzve aq më shumë më shtohet bukuria e rritet vlera ime… Jetoj në errësirën e detit përveq se unë jam e lumtur, shumë e lumtur sepse… Jam larg duarve të mendjelehtëve e të pavlerëve dhe cmimi im është i shtrenjët në mesin e njerëzve A e dini se cili është Trëndafili dhe cili margaritari ?? Trëndafili është……….(Femra e zbuluar) Margaritari është……..(Femra e mbuluar) Adm:Lutfiie
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 01:03:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015