Një vajzë dhe një djalë përplasen në një aksident - TopicsExpress



          

Një vajzë dhe një djalë përplasen në një aksident automobilistik.Dy makinat e tyre janë shkatërruar, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është lënduar. Ata arrijnë të dalin nga makinat e shkatërruara dhe vajza i thotë djalit: - Unë nuk mund ta besoj: ju jeni një mashkull dhe unë jam një femër. Dhe tani shiko makinat tona: ato janë shkatërruar plotësisht dhe ne jemi të padëmtuar. Kjo është një shenjë: fati donte që ne të takoheshim, të bëheshim miq dhe të jetojmë të qetë, ndoshta dhe së bashku në paqe pjesën tjetër të ditëve tona! Dhe djali i përgjigjet: - Pajtohem me këtë që thua: duhet të jetë një shenjë nga qielli! Vajza vazhdon: - Dhe shiko këtë mrekullinë tjetër ... makina ime është shkatërruar plotësisht, por shishja e shampanjës që kisha brenda nuk është thyer. Sigurisht fati donte që ne të festojmë takimin tonë rastësor ... Ajo i jep atij shishen, ai e hap atë, dhe pi pothuajse gjysmën. Pastaj ia kalon saj ... por vajza e mbyll shishen pa pirë. Djali e pyet: - Nuk po pi? Dhe ajo i përgjigjet: - Jo .. Unë po pres policinë rrugore të mbërrijë . Ariel
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 19:15:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015