Në 22 Shkurt 2014 shkatërrohet Toka Nëse qytetërimi viking - TopicsExpress



          

Në 22 Shkurt 2014 shkatërrohet Toka Nëse qytetërimi viking do të ishte ende i përhapur në ditët e sotme, tingulli i një burie të veçantë do të kishte krijuar kaos në të gjithë qytetet. Sipas vikingëve, kjo buri do të përdorej për të sinjalizuar ardhjen e fundit të botës dhe sipas tyre, tashmë jemi në 100 ditëshin e fundit të ekzistencës sonë. Legjenda e këtij qytetërimi thotë se dimri i sivjetshëm do të jetë më i ashpri ndonjëherë dhe në përfundim të tij, do të mbërrijë Apokalpsi, gjatë të cilit do të vritet edhe Odini, Zoti i vikingëve. Sipas kësaj bestytnie, fundi i botës është caktuar të ndodhë në 22 Shkurt 2014. Megjithatë, miti që në fillim ka një mangësi, pasi vikingët parashikonin që përpara fundit të botës, për tre vite radhazi të kishte vetëm dimër dhe kjo nuk ka ndodhur.
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 14:30:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015