Në Italinë fqinje, së fundmi, po zhvillohet një debat shumë i - TopicsExpress



          

Në Italinë fqinje, së fundmi, po zhvillohet një debat shumë i gjallë mbi rënien - në cilësi didaktike dhe numër regjistrimesh – që po pëson arsimimi në shkollat e mesme të cilësuara andej si Lice Klasikë (për ata që s’e dinë, kjo tipologji shkolle është deri diku e ngjashme me gjimnazin tonë, por me një përqëndrim më të madh në lëndët humaniste dhe shoqërore – studiohet me themeli greqishtja e lashtë dhe latinishtja – edhe pse lëndët shkencore nuk vuajnë nga vëmendja). Kjo rënie justifikohet – dhe deri diku mbështetet – nga kush e cilëson si të prapambetur arsimimin në degë apo lëndë (letërsia, filozofia, historia, gjuhësia, arkeologjia etj.), të cilat quhen krejt të “panevojshme” në situatën aktuale të tregut, duke pagëzuar si prioritare lëvrimin e kundëranëve shkencore (inxhinjeria, arkitektura, ekonomia etj.). Përtej faktit që askund nuk duket e nevojshme stisja e një rivaliteti të tillë mes shkencave, duhet vënë re edhe diçka thelbësore. Profilizimi i mëtejshëm i njohjeve intelektuale të vendit, nëse nuk do gjejë një levë korigjuese në drejtimin “klasicist”, mendohet të shkaktojë një dobësim të madh profesional në një vend si Italia, e cila, e vetme, zotëron më shumë se gjysmen e trashëgimnisë monumentale botërore (kjo e fundit nga ana tjetër përbën jo vetëm kanistrën kulturore të vendit por edhe një shtysë të fortë ekonomike në zhvillimin e turizmit lokal, pra vlerë e mirëfilltë fitimi monetar për shtetin). Më poshtë një artikull (në italisht) i cili mbron idenë e ruajtjes, edhe me nxitje shtetërore, së traditës së liceut klasik. Një debat i ngjashëm, por i munguar në seriozitet, mund të hapet mbi sistemin e shkollës së mesme në Shqipëri, i cili, prej gati dy dekadash, vuan pasojat e një hallkatjeje të pamasë në thelbin e tij shoqëror dhe profesional. Gjimnazi i sotëm shqiptar, ndryshe nga tradita, është një nga shembujt e degradimit qytetar të vendit, duke kaluar nga etërit tek bijtë e mandej tek nipërit. Diçka që i kushton krejt strukturës socio-politike shqiptare, sepse, duke perifrazuar artikullin, NËSE VDES GJIMNAZI, VDES KREJT VENDI. roars.it/online/perche-se-muore-il-liceo-classico-muore-il-paese/
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 16:30:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015