Në barkun e nënës ti o njeri ushqehesh plot nëntë muaj. Aty - TopicsExpress



          

Në barkun e nënës ti o njeri ushqehesh plot nëntë muaj. Aty të vjen ushqimi në përputhje me çdo faze embrionale. Kur je në fazën e ndërtimit kockor të vjen kalciumi, e nëse ushqimi që të vjen nuk ka kalcium Allahu i Lartësuar t’a siguron kalciumin duke ia marrë atë kockave të organizmit të nënës tënde, prandaj dhe eshtrat e nënës në këtë fazë dobësohen, gjë për të cilën Allahu i Lartësuar thotë: “… e barti në bark e ëma njeriun (gjatë shtatzanisë) dobësi pas dobësie…”. Shikoje sesa i detyrohesh nënës tënde. Ushqimi të vjen në harmoni me çdo fazë. Kur je në fazën e ndërtimit të mishit ushqimi të vjen i pasur me proteinat që duhen për ndërtimin e muskujve dhe endjeve të tjera të mishta që do të krijohen e që zhvillohen nën ndikimin e proteinave. Kur del nga barku i nënës dhe i shkëput lidhjet nga magazina e mëparshme nga ku të vinte ushqimi, kur del jashtë barkut dhe shkëputet zora e gërthinzës atëherë shiko se ç’bëri Furnizuesi? Për ecurinë e mëtejshme të jetës tënde, të pajisi me dy magazina të reja (gjinjtë e nënës) të cilat sakaq mbushen me ushqim teksa pak para lindjes ato ishin të zbrazur. Pastaj sapo dole nxitove t’a thithësh përmes tyre ushqimin tanimë nga ky burim i ri. Kush të mësoi të thithësh gjinjtë e nënës teksa ti je vetëm një ditësh?! Kush ia mëson çdo foshnje këtë mjeshtëri?! Kush i mësoi ata se ç’duhet të bëjnë?! S’ka dyshim se i Tilli është Furnizuesi, Allahu i Cili bëri që furnizimi të vërshojë për tek ti në barkun e nënës dhe gjithashtu t’a solli ty furnizimin ushqimor edhe pasi dole nga barku i nënës, sikurse t’a siguron rizkun dhe furnizimin në vazhdimësi teksa rritesh e zhvillohesh. Kudo që shkon në tokë furnizimin e gjen para teje, i gjen bimët dhe kafshët me të cilat Allahu mundëson që ti të ushqehesh kudo që je. Allahu e zbret shiun gjë që bën që bimët të rriten, për të shërbyer si burim i patjetërsueshëm përmes të cilit ushqehen njerëzit dhe kafshët e shumta. Nga këtu ti zgjedh ushqimin tënd të preferuar midis ushqimeve vegjetariane dhe produkteve të mishit. Thotë Allahu i Lartësuar: “Le të shikoj njeriu tek ushqimi i tij. Ne lëshuam shi të bollshëm. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës, dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra. Edhe rrush e perime, Edhe ullinj e hurma, Edhe kopshte të dendura, Dhe pemë e kullota. Gjëra të nevojshme për gjallnimin tuaj dhe të bagëtive tuaja.” Kjo është vepër e Furnizuesit e po të mos ishte kjo ne njerëzit do kishim vdekur. Ne dhe mbarë bimët dhe kafshët, mbijetesën tonë e bazojmë tek fabrika e gjelbër që gjendet tek bimët, e vetmja substancë përgjegjëse për vazhdimësinë e jetës së qenieve të gjalla, emri i të cilës është klorofil. Është pikërisht kjo fabrikë e gjelbër ajo që është e vetmja që ka aftësinë e mrekullueshme që përmes fotosintezës t’i shndërrojë dioksidin e karbonit, ujin dhe rrezet diellore në niseshtenë e cila magazinohet në trajtën e fruteve të bimëve duke u shndërruar në lyrëra të cilave pasi u bashkangjitet nitrogjeni formojnë proteinat që janë baza ushqimore e qelizave… Njeriu tentoi t’a prodhonte fabrikën e gjelbër, klorofilin, të bëjë artificialisht fotosintezën por dështoi, dështoi të sjell imitimin e saj. Allahu i Lartësuar n’a ka treguar në Kuran lidhur me këtë fabrikë të gjelbër, klorofilin, kur thotë: “Është Ai që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo soji dhe prej bimës nxorri lëndën e gjelbër (klorofilin) dhe prej saj nxjerrim kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për ti vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen.” Është Krijuesi Ai që n’a furnizon. Njeriu u përpoq të bëjë një fabrikë të tillë si lënda e gjelbër por dështoi keqazi. Ai arriti t’a strukturonte atë si lëndë por ajo nuk dha asnjë produktivitet. Sa për t’u çuditur është me ata persona që bartin brenda tyre idetë idjote se furnizimi që u vjen në këtë botë është vepër e natyrës; se bimët janë vepër e natyrës dhe se vetë krijimi i tyre është vepër e natyrës, teksa shkenctarët më të mëdhenj tubohen që të produktojnë qoftë edhe një pigment të vetëm të klorofilit dhe që bën punën e tij porse dështojnë?! Nuk arritën të realizojnë pigmentin e gjelbër që sikurse origjinali, klorofili, do dhuronte për gjallesat produktimin e niseshtesë përmes procesit të fotosintezës që nuk mund të bëhet askund përveçse tek kjo lëndë e gjelbër. A mund të pretendohet se ajo është bërë aksidentalisht brenda bimës nga natyra naïve?! A nuk ka nevojë një produktim i tillë për dituri, përvojë, qëllimshmëri, urtësi, ndjesi dhe mëshire?! Klorofili s’është veçse një ndër dëshmitë e patjetërsueshme që dëshmon qartazi për Allahun porse ata abuzojnë me këto shenja të Zotit ashtu sikurse thotë Allahu lidhur me këtë në Kuran: “Sa e sa shenja në qiell e në tokë ka që ata (mosbesimtarët) kalojnë nëpër to porse sërisht bëhen kundërvënës kundrejt kësaj?!” Dhe thotë: “O ju njerëz, kujtoni mirësitë e Allahut mbi ju, a ka krijues veç Alahut që ju furnizon nga qielli dhe toka…?!” Medito mirësitë e mëdha të Allahut mbi ne.
Posted on: Sat, 30 Nov 2013 09:59:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015