Në historinë tonë të vonë, ideja se fati shqiptar - TopicsExpress



          

Në historinë tonë të vonë, ideja se fati shqiptar përcaktohet në “tavolinat e mëdha”, që nga Londra në Beograd, nga Moska në Uashington, është rrënjosur fort. Mirëpo që të pranosh se Fuqitë e Mëdha kanë qenë tejet të rëndësishme për një vend të vogël e të trazuar nuk do të thotë të shpjegosh gjithë tranzicionin shqiptar – me vrasjet, plaçkitjet, dhe vetëshkatërrimin e tij spektakolar – sikur të ishte një kapitull në librat e Dan Brown-it. Për të kuptuar vazhdimësinë e praktikave komuniste pas vitit 1991 nuk na duhen “dokumente” pa data e pa emra (vini re si trajtohen dokumentet historike për të kuptuar marrëdhënien e një vendi me të kaluarën e tij). Nuk është e nevojshme të ketë pasur ndonjë plan ndërkombëtar për nënshtrimin shoqëror të vendeve komuniste sepse pushtetarët shqiptarë – si ata komunistë, si ata që pasuan – arritën ta bëjnë këtë gjë edhe pa plan. Nuk na duhet më shumë histori fiktive; na mjafton të sistemohen e hapen arkivat që kemi e që i kemi lënë në mëshirë të fatit; të kujdesemi për kulturën materiale që është plaçkitur e rrënuar; e të ndërtojmë institucione të besueshme, që nuk janë thjesht leva në duart e pushtetarit të radhës.
Posted on: Sat, 19 Oct 2013 23:54:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015