Në kuadër të vizitës së tij 3 ditore në Shqipëri, - TopicsExpress



          

Në kuadër të vizitës së tij 3 ditore në Shqipëri, presidenti Papoulias udhëtoi sot në jug të vendit, ku u ndal kryesisht në Gjirokastër dhe Këlcyrë ku vendosi kurora me lule në vendin ku supozohet se kanë rënë ushtarët grekë gjatë luftës me italianët, betejë e zhvilluar në territorin shqiptar. Ndërkohë, në Këlcyrë u mbaj edhe një meshë, e kryesuar nga kryepeshkopi Janullatos, për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës. Gjatë takimit me minoritetin grek në Derviçan, ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, pikërisht në momentin kur Presidenti Papoulias po mbante fjalën e tij përshendetëse. Ndërprerja ka zgjatur më pak se 2 minuta, por presidenti vendosi të mos e vazhdojë fjalën e tij dhe u ul në sallë. Ministria e Brendshme reagoi në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë fjalimit të presidentit grek Papoulias në Derviçan, duke hedhur poshtë çdo mundësi për ndërhyrje në rrjet. Sipas Ministrisë, energjia mund të jetë ndërprerë për shkak të një gabimi njerëzor, pasi salla ku zhvillohej aktiviteti furnizohej me energji përmes një gjeneratori.
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 17:03:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015