Peshorja, Vlerat, Dobesite & Keshilla Vlerat e Peshores Përsa - TopicsExpress



          

Peshorja, Vlerat, Dobesite & Keshilla Vlerat e Peshores Përsa i përket femrës së kësaj shenje duhet thënë menjëherë që ka “karakter të mirë” dhe e jeton jetën me gëzim. Është e sjellshme, e dashur dhe i përballon problemet me optimizëm dhe në mënyrë pozitive, optimizëm dhe pozitivitet që të para në fushën e punës që kryen krijojnë rreth saj një mjedis të qetë dhe të shtensionuar edhe për këtë ajo është gjithnjë e dashur nga kolegët e saj. Në punë mjedisi pa tensione është mjaft i rëndësishëm për të pasur rezultate të mira. Femra e Peshores në dashur iështë mjaft femërore dhe ka aftësinë e vecantë të tërheqë me magjepsjen dhe hijeshinë e saj të lindur. Sentimentale e dashur dhe e ngrohtë do të jetë me partnerin e saj një shoqe mjaft e këndshme. Mashkulli i kësaj shenje është i ekuilibruar, i qetë dhe ka një ndjenjë të thellë miqësie në saj të të cilit vepron në mënyrë objektive dhe të paanshme. Një vlerë e dallueshme e tij është si di të harrojë dhe të falë për sa është plagosur e zhgënjyer më parë. I ndershëm dhe që përdor diplomacinë për të mos plagosur me të vërtetën. Mjaft punëtor, i zgjuar, i shkathët mendërisht është një partner mjaft i këndshëm edhe pse pak egoist, i sjellshëm dhe simpatik. Të metat dhe dobësitë e Peshores Femra e kësaj shenje është disi lozonjare, asaj i pëlqen të flirtojë dhe mund të jetë jobesnike pa i dhënë shumë rëndësi; shumë kapriçioze, në përgjithësi është pasive, pak e ngathët, ka prirje të hiqet si person që nuk kuptohet. Sipërfaqësia dhe të qënit e ndikueshme bëjnë pjesë në natyrën e saj sikurse dhe çiltërsia. Sigurisht që qëndrimi i saj ndaj problemeve të jetës është sipërfaqësor e për këtë ajo shpesh shmang përplasjen me to dhe kur vendos të bëjë këtë sillet në mënyrë mjaft të vendosur. Në raportin e çiftit, femra Peshore dëshiron e kërkon mbështetje maksimale dhe kërokn të jetë në qendër të vëmendjes dhe në familje. Është një grua xheloze dhe nuk e fal tradhëtinë edhe pse me kohë harron. Shpesh herë ajo është e hutuar dhe nuk e ka mendjen dhe mund të bëhet dhe harraqe e madhe. Femra e lindur në këtë shenjë preket shpejt për shkak të krenarisë së saj të tepruar dhe nga dëshira e madhe për tu pëlqyer; kjo mënyrë të qëni (dhe si rezultat të sjelluri) çon në lindjen e mjaft diskutimeve me partnerin që jo gjithmonë pajtohet me sjelljen e saj për t’u dukur. E nëse diçka ndryshon papritur në jetën e saj, ajo është e prirur ta përjetojë në mënyrë negative, pothuajse dramatike, duke humbur kontrollin e vetes dhe duke u nervozuar jashtë mase. Dashuria për kënaqësi mund t’i çojnë në rrugë ekstravagante dhe gratë e Peshores mund t’i futen dhe bixhozit dhe të humbin gjithçka kanë. Por duke qenë se të papriturat sot janë në rend të ditës, kjo mënyrë të menduari e kompromenton atë dhe e bën mjaft të ndjeshëm në të njëjtën kohë. Ato janë shumë të pavendosura dhe shpesh herë naïve. Mashkulli Peshore ashtu si gruaja e urren vetminë dhe e përjeton atë si një fatkeqësi. Kur nuk është rehat është i paduruar (dhe flet e flet…) dhe po kështu edhe kur kalon ndonjë orë të mërzitshme asgjë nuk duhet tëa turbullojë atë qetësi që ai e kërkon pa pushim. Në dashuri, mashkulli Peshore nuk është shumë besnik edhe sepse është gjithnjë në kërkim të novacionit (të gjërave dhe njerëzve të rinj) e megjithatë ai pretendon besnikëri nga shoqja e tij e jetës. Jo gjithnjë e kënaqur nga vetvetja, nuk është tipi që i kushtohet plotësisht gruas që dashuron. Ky mashkull duke qënë se e urren çdo lloj tensioni apo zënke është i gatshëm për t’i shmangur ato të bjerë në kompromis me atë që ka pranë, kompromis që jo gjithmonë duron në kohë dhe për këtë kthehet në pikën e tij të dobët. Prandaj është edhe mungesa e aftësisë për të thënë “jo” që shpesh e bën ta gjejë veten në situata edhe dashurie të cilat me të vërtetë nuk ka dëshiruar dhe që si përfundim nuk di të dalë prej tyre. Edhe mashkulli i kësaj shenje sikurse edhe gruaja nuk arrin t’i parashikojë të papriturat të qëndrojë larg tyre. Ai është mondan e hezitues. Shpesh i plogësht, sipërfaqësor, të pavendosur dhe se durojnë nganjëherë rutinën. Këshilla për Peshoren Të lindurit e Peshores si femra dhe meshkuj kanë tendencën e rrezikshme t’i dorëzohen përtacisë dhe frikës; e para mund tu sjellë atyre disa gjëra jo të leverdisshme për fizikun (kile të tepërta për shembull) ndërsa frika dhe preokupimi, kur janë të tepruara sjellin tensione, çka dëmton psikikën dhe organizimin, është e nevojshme të qëndrohet sa më larg që të jetë e mundur nga stresi, armik i pabesë i çdo njeriu. Shpesh vihet re që pas mirësjelljes së dukshme të Peshores në realitet ka pak egoizëm dhe paaftësi nga ana e tyre për të sakrifikuar për të ardhmen. Por në fund të fundit përse të mos provohet ndonjëherë kushtimi pa rezerva dhe sakrifikimi pa keqardhje. Është e vërtetë që shëmtia, pleqëria dhe rënia fizike nuk i pëlqejnë asnjërit por antipatia e Peshores për to është me të vërtetë e tepruar edhe për faktin se ato janë fakte të pashmangshme, dhe si të tilla natyrisht, duhen jetuar edhe pranuar edhe nga të lindurit e kësaj shenje. Sidoqoftë defekti kryesor i të lindurve Peshore është kursimi, ndërsa njëra nga vlerat e padiskutueshme të tyre është respekti për mendimet e të tjerëve. Pothuajse asnjëherë një i lindur i Peshores nuk kundërshton një ideologji apo një opinion edhe kur nuk është dakort me të. Dhe kjo është një mënyrë të sjelluri që i lehtëson mjaft raportet njerëzore. Ndërsa gjumi është një domosdoshmëri e vërtetë për të lindurit e Peshores, aq sa nuk e humb kurrë rastin t’ia marrë një dorë gjumë kur është mundësia, ndërsa për duhan as që bëhet fjalë sepse nikotina dhe karboni janë veçanërisht dëmtues. Në dashuri Peshoret (sidomos meshkujt) duhet të bëjnë të pamundurën për të shmangur rutinën dhe të kërkojnë të jenë më pak sipërfaqësor me partnerët e tyre edhe në dashuri të qënit i arsyeshëm mbizotëron mbi pasionin, por kjo nuk vlen për të gjithë. Duke u mbyllur një këshillë: nuk duhet vetëm të pretendosh, duhet edhe të lejosh të falësh.
Posted on: Sun, 20 Oct 2013 17:50:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015