Polici i trafikut..... Më në fund sot, motori im, një - TopicsExpress



          

Polici i trafikut..... Më në fund sot, motori im, një karakatinë copë copë u rregullua.I shpëtova autobuzëve me djersën hundëcpuese të korrikut.,të mizerise në dyert e tyre dhe të manisë për të bërtitllomotitur brënda këtyre barakave me rrota. Nuk e kisha përfunduar sic duhej ,marmita lëshonte një zhurmë të llahtarëshme ,ndërsa nuk punonin mirë frenat dhe i gjithë sistemi i sinjaleve. U mundova që të gjeja një rrugë të qetë nga makinat dhe nga policët që ta coja motorin në shtëpi.,por nuk qe e thënë ,rrugën ma zuri një polic trafiku duke hapur krahët sikur donte të kapte pulat e llaftarisura në oborrin e shtëpisë se tij në fshat. .Ndalova duke mallkuar veten që nuk e kisha rregulluar ashtu sic duhej duke menduar nje gjobë të mire për frenat ,burinë ,sinjalet dhe marmitën e pa shtrënguar. Ai, nxori nga xhepi i patallonave një bllok dhe me pyeti per emërin -Kastriot , i thashë me quajn . -Nga vjen dhe ku shkon ? -Nga mekaniku vi dhe në shtëpi shkoj ,i thashë duke mu marre pak goja -Ai po mundohesh te shkruante emërin tim ,por se ckishte ,ndoshta kujtonte se mos isha ndonje i njohur i vjeter i tij, apo mos isha ndonje kusheri i shefit ,une e shikoja serbes ne sy -Gjithmon Kastriot e ke patur ti emërin ?-me pyeti duke me habitur dhe trembur ,….kushedi me kë me mer ky mendova -Po ,i thashë Kastriot e kam patur gjithmonë -Nuk te kane therritur ty ndonjë herë shkurt si fjala vjen; Oti apo Joti ,mu drejtua ai përsëri duke më bërë të besoj që diku do të më kishte njohur,një ndjenjë lehtësimi dhe gezimi me pushtoi kur mendova që me siguri do të ma falte gjobën. -Jo i thashë ,shokët më shumë më kanë thërritur Kaci për shkurt Oti dhe Joti s para i kam pëlqyer pasi i përdorin shumë jevgjit -Ore, une të them që ty të kanë thërritur o Oti, o Joti c është ky Kaci ,u nxeh ai duke më tundur stilolapsin para syve -Do me thënë që më ke njohur shef ?i fola unë me te mirë duke mu shtuar shpresat -Ku keni punuar me perpara?,e pyeta duke i afruar intimitet -Ore do të më tregosh emërin tamam apo të thërras Shqiponjën ulëriti ai me të madhe duke tërhequr vëmëndjen e disa kalamajve që u afruan për të dëgjuar më mirë Unë u stepa dhe nuk dija c të thosha –Po Kastriot me quajnë ose shkurt Kaci u mundova ta qetësoj Ai beri nje xhest padurimi dhe filloji te shkruajë Oti me ca germa që nuk mu duken të alfabetit shqip,ndërhyra me gjysëm zëri –Kastiot, shef, jo Oti Ai ndaloi dhe më pyti përsëri -Si e ke në pashaportë se me lodhe -Kastiot pra, ngrita dhe unë pak zërin Ai po mundohesh të shkruante emërin tim ………….. më në fund e kuptova përse ai nuk donte që unë të shkruesha Kastiot apo Kaci ai………. e kishte harruar gërmën k te shqipes ose ndoshta nuk e dinte fare.Bëri sikur shkruaji dicka në bllok ,i hypi motorit të tij duke me lënë te gezuar për gjobën e pa vënë ,por dhe të menduar për njohurit e tij gramatikore……………….
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 21:44:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015