Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, nisi dje vizitën e tij - TopicsExpress



          

Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, nisi dje vizitën e tij zyrtare tri ditore në Tiranë, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Bujar Nishani. Sot Presidenti i Republikës, Nishani do të presë homologun e tij grek, Karolos Papulias me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në institucionin e Presidentit të Republikës. Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papulias do të zhvillojnë një takim së bashku, i cili do të vijojë me bisedimet dypalëshe, ku do të marrin pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre. Në përfundim të takimeve, Nishani dhe Papulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi. Mandej të dy autoritetet do të jenë të pranishëm si dhe do të përshëndesin tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare. Gjatë vizitës dy ditore në Shqipëri Presidenti grek do të takohet edhe me drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe jetës politike në vend si dhe pritet të zhvillojë një takim në Gjirokastër me përfaqësues të minoritetit etnik grek.
Posted on: Mon, 04 Nov 2013 07:41:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015