Priftërinjtë e Mitropolisë Dibër – Kërçovës kanë - TopicsExpress



          

Priftërinjtë e Mitropolisë Dibër – Kërçovës kanë theksuar se do të ndërtohet kisha në fshatin shumetnik Oktis të Strugës. Një nga priftërinjt Zoran Poposki ka theksuar se do të vendoset gurthemeli i kishës në Okët dhe se kjo do të ndodhë deri më 20 shtator. Ai ka dhënë qëndrimet ultimative për ndërtimin e kishës së pagëzuar Shën Dhimitri. “Ajo që thot ndokush se leja ndërtimore që është me afat deri 30 shtator nuk do të jetë problem, ne nuk besojmë në ate. Oktisit do ti ndodhë populli. Ohri dhe rrethina, Struga dhe rrethina do të ngrihen. Herën e ardhshme kur do të vendosim të vemë gurthemelin unë ju garantoj se atje do të vijnë 10.000 besimtar ortodoks. Ate që e kemi vënë vetes si obligim dhe unë si klerik i famullisë nuk shmangemi as një minutë dhe se deri në terminin-afatin e fundit do ta vendosim gurthemelin. Është për të ardhë keq që vënia e gurthemelit dhe ndërtimi i këtij tempulli është marrë si shkas për grindje e përçarje. Unë disa herë banorëve u kam thënë se ne nuk bëjmë kanalizim, gropë septike (gropë të zezë), por bëjmë diçka që do ta zbukurojë mjedisin ” ka thënë prifti Zoran Poposki, duke shtuar se vet fshati Oktis ka emrin që sipas tij ka domenthënien e tetë kishave. Ai ka theksuar se problemet dhe tensionet e krijuara për kundërshtimin e ndërtimit të kishës vijnë nga faktorë të jashtëm dhe jo nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni. Dy ditë më para në selinë e Mitropolisë Dibër-Kërçovë, u takuan kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela dhe Mitropoliti Timotej, ku biseduan pa praninë e gazetarëve lidhur me tensionimet dhe zhvillimet në Oktis, në kërkim të një zgjidhje. Kryetari i komunës kërkoi një masë ndalese për punimet për ndërtimin e kishës, me qëllim të shmangies së tensioneve dhe qetësimit të situatës.
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 07:39:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015