Reali bën gati fanellën e Bale Gareth Bale vijon të jetë - TopicsExpress



          

Reali bën gati fanellën e Bale Gareth Bale vijon të jetë ëndrra e merkatos për Florentino Perez dhe për të gjithë tifozët e Real Madrid. Ylli 23-vjeçar i Tottenham ndiqet prej kohësh nga klubi madrilen, i cili është gati të bëjë çmendurira për ta sjellë në "Santiago Bernabeu". Në një kohë kur transferimi i uellsianit dukej se do të bëhej verën e ardhshme, Real Madrid beson ende se mund të marrë që këtë verë. Madje në Madrid kanë bërë gati edhe fanellën që do të mbajë Bale. Më datë 21 korrik presidenti i "Los Blancos" pritet të udhëtojë drejt Londrës ku do të takojë presidentin e Tottenham, Daniel Levi. Ditën që uellsiani do të vijë në Madrid do të ketë gati fanellën me numër 11.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 11:07:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015