SEID NURSI, RINGJALLËS I LËVIZJES ISLAME NË TURQI 2013-09-21 - TopicsExpress



          

SEID NURSI, RINGJALLËS I LËVIZJES ISLAME NË TURQI 2013-09-21 në orën 10:08.MD Muhamed Sajad. Shejh,Seid En Nursi, Dijetar Islam, iDevotshëm, mistik dhe këmbëngulës, i njohur me nofkën “Bediz-zemen”, meorigjinë kurdë i lindur në Turqi dhe ka vdekur në Turqi. ShejhSeid En-Nursi ka lindur vitin 1293 h në një fshat të rrethit të Betlisit i ciliquhej Nurs, në lindje të Anadollit, në Turqi, kurse ka vdekur në qytetin Urfanatën e njëzetë e pestë të muajit Ramazan të vitit 1379 h në moshën 86 vjeçare. Qënë fëmijërinë e hershme të tij u reflektua se ishte nga më të zgjuarit në kohëne tij ngase posedonte një inteligjencë brilante dhe një fuqi të jashtëzakonshmepër memorizimin (mbajtjen përmendësh) e shpejtë. Kishte mësuar nga shkollat mëprestigjioze që atëkohë ishin në pushtetin osman e që konsideroheshin ngaqendrat më shkencore të kohës. Përshkak të hiper-inteligjencës së tij dhe gatishmërisë së tij si fenomen ilindur, për një kohë të shkurtë kishte arritur që të mësojë shkenca tëndryshme, dhe atë ende duke qenë në fëmijërinë e tij. Kishte studiuar shkencatarabe, gramatikën, sintaksën dhe morfologjinë, ku kishte arritur ti zotërojëbrenda dy viteve. Pastaj u përqendrua në studimin e shkencave të jurisprudencësislame te mësuesi i tij, Shejh Muhamed Xhelali. Nursi kishte një përgatitje natyrore për të pranuar shkenca të ndryshme qëgjendeshin në kohën e tij. Ai kuptonte çdo libër që e lexonte, lexonte shumë, enuk kujdesej aspak për pamjet e tij të jashtme. Pasnjë periudhe të izolimit, për lexim, filloi të merret me kërkime, studime dhedebate shkencore me shumë dijetarë të kohës. Ai polemizonte me ata për çështjetë ndryshme. Vetëm për një javë kishte nxënë përmendësh librin “El xhevamiu”nga Taxhudin Es-Sebkiju, libër kjo nga shkencat më të rënda të jurisprudencësislame. Për disa ditë kishte mësuar edhe fjalorin “El Muhit”, nga Fejruz Abadi, duke filluar nga shkronjae parë e deri te shkronja siin. Mësimi i këtij fjalori ishte shumë më i rëndë,se mësimi përmendesh i teksteve nga lëmia e Usuli fikhut. Kishtelexuar shumë libra nga apologjetika, logjika, gramatika, hadithi, Fikhu etj.Shumë libra kishte memorizuar përmendësh,. Dinte përmendësh më shumë setetëdhjetë libra nga librat fundamentale (bazore) në shkencat islame. Meinteligjencën e tij me intensitetin dheshpejtësinë e mbajtjes përmendësh, kishte befasuar hoxhën e tij ShejhFet’hulla efendiun, i cili e kishteprovuar duke i thënë: A mund që nga ky libër t’i lexosh vetëm dy herë disarreshta dhe ti mbash përmendësh ? Pastaj hoxha i tij ia afroi librin “Mekamatel haririj”, e Nursi e mori librin e lexoi një faqe vetëm njëherë dhe imjaftoi ta memorizoj përmendësh!. Ky veprim e mahniti hoxhën e tij, dhe e bëriqë të thoshte: “bashkimi i inteligjencës së jashtëzakonshme fuqinë e jashtëzakonshme për mbajtjenpërmendësh, është çështje shumë e rrallë”. Disadijetarë për ta provuar inteligjencën e Nursit u përpoqën që ta vënë në sikletnë disa çështje precize, por ai i heshti ata me sqarime edhe pse nuk kishtembushur akoma 16 vite. Kishtenjë personalitet gjeniu me të cilin ishte shquar, kishte qëndrim të fortë dhetë çuditshëm, nuk duronte padrejtësinë dhe i kundërvihej gjithnjë asaj. Kundërshtonte të gjithë ata që cenonin fenëislame, ishte kush ishte ai, urdhëronte në të mira dhe ndalonte nga të këqijat,edhe sikur ky veprim ti kushtonte me jetë. Kishte qëndrim dhe pozicion të patrembur ndaj sunduesve, gjykatësve e veçanërisht me tiranin Mustafa KemalAtaturkin. Me këtë qëndrim të tij i mundi armiqtë e fesë. Ai kishtepërjetuar edhe vështirësi dhe tmerre, por asnjëherë nuk kishte lëvizur ngapozicioni i tij pavarësisht se ishte në gjykatë, ndëshkim apo burg. Qëndroi idurueshëm në thirrjen e tij islame, në Kur’an dhe fe, deri në frymëmarrjen e fundit të jetës së tij, Allahue mëshiroftë. Jetoii pamartuar deri në fund të jetës së tij, e kur është pyetur për shkakun e mosmartesës së tij kishte thënë: Unë nuk mund ti zbatoj obligimet ndajbashkëshortes, përderisa jam në këtë gjendje që jam, në ankth dhe trazira. Menjë ftesë nga kryetari i Vanit qytet në në veri të Turqisë kishte shkuar atjedhe kishte qëndruar 15 vite si mësimdhënës në Medresenë “Hur Hur”. Nga aikishin mësuar shumë dijetarë, kurse një pjesë të kohës e harxhonte dukevizituar fise të ndryshme, duke ua shpjeguar islamin. Gjatë kësaj kohe kishtezhvilluar edhe disa debate me pushtetarët (zyrtarët) e asaj krahine. Këtu,Nursi ndjeu se njohuritë e vetme të apologjetikës (ilmul kelamit) nukmjaftojnë, porse për të bindur njerëzit që të pranojnë të vërtetën madhoredetyrimisht duhet njohur edhe shkencat bashkëkohore, andaj iu qas kësaj punedhe studioj shkencat natyrore ku zotëroi shkencën e gjeografisë, matematikës,fizikës, dhe astronomisë. SeidNursi, në veten e tij kishte ndërtuar bindjen për domosdoshmërinë e mësimit dhestudimit të shkencave natyrore, për krahë studimit të shkencave islame që janëthemeli dhe rezultati dhe destinacioni i fundit. Me këtë studim të kombinuarhape rruga para që të debatosh me ata të cilët nuk kuptojnë tjetër përveçgjuhës së shkencave natyrore që të udhëzohen në islam dhe në besimin e tij.Këtë metodologji ai e zbatonte në shkollën ku ai ishte mësimdhënës, dhe kjometodologji është ndjekur pas tij. Kyrezultat i arritur, tregon se Islami është fe e natyrshmërisë, dhe se këtorezultate janë bërthama kryesore e sjelljes dhe lëvizjeve të tij më pas.Universiteti të cilin ai e themeloi me emrin “Ez-Zehra” ishte vetëm një hap përrealizimin e qëllimit të tij, derisa ta kuptojnë tërë njerëzia se islami ështëfe njerëzimit, fe e natyrshmërisë dhe se Kur’ani është libri i Allahut,udhëzues për të vërtetën. Aikishte vendosur që Medresenë Ez-Zehra ta zgjerojë dhe ta shndërroj nëUniversitet të madh Islam, në shenjë dashurie për Universitetin islamik AlAz’har që ishte në Kajro- Egjipt. Në këtë universitet të mësohen shkencat islamekrah për krahë me shkencat tjera, dhe nga kjo qendër të dalin kuadro që do tapërhapin Islamin kudo që të shkojnë. Këtoide që silleshin në mendjen e tij, detyrimisht duhet të dalin prej fazës sëprojektit ideor në fazën e implementimit praktik. Kjo ishte arsyeja që ai tëudhëtoj për në Stamboll. Me të arritur, atje i ftoi të gjithë dijetarët dhepersonalitetet e vendit në një takim (mbledhje) dhe u shpjegoi atyre përprojektin ideor për të cilin kishte ardhur në Stamboll. Ai kërkoi ndihmën etyre si në çështjet shkencore ashtu edhe ato materiale-ekonomike. Gjatë këtijtakimi të gjithë të pranishmit kishin vërejtur inteligjencën e tij pikëpamjen etij largpamëse dhe projektin e tijideor. Njëringa shkrimtarët që ishte prezent në atë takim, e ardhjen e Nursit në Stamboll ee cilëson duke thënë: “Inteligjenca e jashtëzakonshme u rrit mes shkëmbinjve tëlindjes, na ka ardhur ne sot perspektiva për Stamboll”. Si duket për realizimine këtij projekti ideor kishte shkuar edhe në Kajro, dhe atje kishte takuardijetarin e famshëm Shejh Muhamed Behitin, muftiun e atëhershëm të Egjiptit, icili përveç tjerash Nursin e kishte pyetur e për mendimin e tij për Evropën dheperandorinë osmane. Nursi në pyetjen e tij ishte përgjigjur duke thënë: ”Evropaështë me barrë (shtatëzënë) me islamin, andaj një ditë prej ditëve do ta lindëatë, kurse perandoria osmane është me barrë (shtatzënë) me Evropën, dhe ajo njëditë do ta lindë barrën e saj”. Pas kësaj përgjigje Shjhi tha: Ky djalosh nukdebatohet, e unë jam plotësisht i bindur me fjalën e tij”. == vazhdon == Përshtat nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 20:32:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015