SKANE TE NDALUR KRIMET !!! VLORE - Tre të vrarë dhe dy të - TopicsExpress



          

SKANE TE NDALUR KRIMET !!! VLORE - Tre të vrarë dhe dy të plagosur pas një atentati me kallashnikov - ky është raporti i fundit i krimit që ka ndodhur rreth orës 16:00 në plazh, në zonën e kalasë pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë në praninë e mbi 300 pushuesve. Sipas të dhënave për "A1Report ", shenjestra e sulmit mbi pushuesit ka qënë Sokol Isufaj nga Kurjani i Fierit, kurse dy personat e tjerë, ndërmjet tyre një grua, duket se janë viktima të rastësishme. Gruaja quhet Diana Ademi, 53-vjeçe nga Vlora dhe tjetri Serdi Bajlozi, 17-vjeç nga Prrenjasi. Asnjeri prej tre viktimave nuk ka qënë në shoqërinë e njeri - tjetrit, por janë gjendur rastësisht pranë. Nga sulmi ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Viktimat janë dërguar në morgun e qytetit, ndërsa i plagosuri në spital. Viktimat janë goditur me kallashnikov nga një makinë në lëvizje, dyshohet Fuoristradë me targa të huaja, e cila është larguar me shpejtësi pasi ka shtënë disa herë. Autori përshkruhet nga dëshmitarët si një i ri 25-vejçar me flokë të shkurtra dhe pantallona të shkurtra. Nga policia nuk ka ende të dhëna zyrtare për viktimat dhe shkaqet e zjarrit, por ajo është vënë në ndjekje të autorëve, që janë larguar me shpejtësi pasi kanë shtënë mbi qytetarët që pushonin. Dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje. Rruga për në Ujin e Ftohtë është bllokuar nga policia, e cila po heton ngjarjen. Mbi 10 persona janë shoqëruar nga policia për në komisariat. KUSH ESHTE SOKOL ISUFAJ Burimet për "A1Report" bëjnë të ditur se viktima Sokol Isufaj është nipi i Ardian Isufajt, i njohur me emrin "Qorri" si një "të fortët" e Roskovecit", vrarë në vitin 1997. Ai ka qënë një nga personat e shoqëruar në polici për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi në Roskovec. Ora 16:50 TE SHTENA ME ARME NE PLAZH, TRE VIKTIMA DHE NJE I PLAGOSUR Sipas korrespodentit Armand Xhelili nga Vlora, "në zonën e Ujit të Ftohtë ka pasur të shtëna me armë. Bëhet fjalë për një makinë që ka kaluar në zonën e plazhit dhe prej saj është qëlluar me armë zjarri, duke vrarë tre vetë, ndërmjet tyre një grua dhe plagosur një person tjetër." LAJM I MARRE NGA FAQJA ZYRTARE E "shqiptarja"
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 17:51:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015