Sfida është epokale, një luftë brenda ‘llojit’ ku ndryshe - TopicsExpress



          

Sfida është epokale, një luftë brenda ‘llojit’ ku ndryshe nga rasti Di Pietro në Itali kur sistemi i korrupsionit u çmontua nga jashtë prej drejtësisë së pavarur, tek ne shpresa për shtet vjen prej politikës së re tek i kundërvihet asaj të tranzicionit që e ‘vrau’ atë. Një mision në dukje i ‘pamundur Vota e qershorit ishte votë për të hapur kutinë e Pandorës. Prej abuzimit të votës, privatizimet klienteliste, anarkia me pronën, tragjedinë e Gërdecit, vrasjet e 21 janarit, faturat infrastrukturore, marrëveshja e ujërave, ‘vorioepirizimi’ në jug, koncesionet klienteliste etj. Ndërsa ndëshkimi i abuzimit është atribut i gjyqësorit, qeveria duhet të bëjë të sajën si në ekspozimin e fakteve , diskreditimin e abuzuesve ashtu dhe promovimin e iniciativës së të tretëve (individ apo ente) të cenuar padrejtësisht. Mazhoranca ka në dorë të konsolidojë legjislacionin antikorrupsion e të hetojë në rrugë parlamentare një seri problematikash Sfida ndaj abuzimit elitar e kësaj qeverie është ‘thyerja e akullit’ dhe zbritja e ‘perëndive’ në tokë duke nxjerrë faktet në shesh. Damkosjen t’ia lërë publikut dhe drejtësia të lihet e lirë më pas. Edhe nëse kjo e fundit nuk arrin të zhbëjë koston e abuzimit elitar, i jep shansin historisë të shkruhet objektivisht, ndryshe i fundit që qesh më mirë, është ai që abuzon. Thyerja e tabusë së abuzimit mbetet kusht për rilindje dhe e vërteta, ‘bileta’ e vetme për të bërë histori. Si e tillë, nuk ka çmim.
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 08:42:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015