Si të shkruajm një punim diplome dhe punime të - TopicsExpress



          

Si të shkruajm një punim diplome dhe punime të seminarit UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E PUNIMIT TË DIPLOMËS DHE TË PUNIMEVE TË SEMINARIT Shkruan: Dr. Avzi MUSTAFA QËLLIMI I PUNIMIT TË DIPLOMËS DHE I PUNIMEVE TË SEMINARIT Studenti, sipas regjimit të studimeve dhe në bazë të plan-programit mësimor, është i obliguar që të kryejë të gjitha detyrimet e parapara. Në disa fakultete dhe institute, studenti është i obliguar që të punojë punime të seminarit, ndërsa në disa fakultete edhe punim diplome. Studenti, punimin e diplomës apo punimet e seminarit mund t`i paraqesë për të treguar aftësimin e tij për të kryer një punë të pavarur. Punimet mund të jenë nga teoria ose nga praktika. Punimi i diplomës është një punë profesionale në një temë të cilën studenti e punon nën udhëheqjen e mentorit. Problemi kërkimor-teorik ose praktik për të cilin përcaktohet studenti nuk është e thënë të ketë origjinalitet të plotë, sepse puna e diplomës ka për qëllim t`i dëshmojë këto aftësi: • Aftësimin e zbatimit të diturive praktike dhe teorike të fituara gjatë studimeve; • Aftësimin e përdorimit të metodave dhe mjeteve për përpunimin e problemit gjatë punës së tij; • Aftësimin e përdorimit të literaturës në vend dhe jashtë, që do të thotë shfrytëzimin e njohurive, fakteve dhe qëndrimeve të dhëna në burimet e tyre. Punimi i diplomës mund të ketë deri në 50-60 faqe. 2. MARRËVESHJA ME PROFESORIN E LËNDËS MBI TEMËN, TITULLIN DHE PËRMBAJTJEN E PUNIMIT TË DIPLOMËS OSE TË TEMAVE TË SEMINARIT Punimi i diplomës duhet të jetë i zgjedhur nga lëmi i studimeve që studenti i ka zgjedhur dhe që i ka studiuar me plan-programin mësimor. Tema dhe titulli mund të përcaktohet nga vetë studenti ose nga mentori. Në të dyja mundësitë gjithsesi duhet që studenti të ketë aftësi nga lëmenjtë për të cilët ai ka shfaqur interes, ka lexuar më tepër, ka përdorë literaturë ose ka pasur ndonjë përvojë nga praktika. 3. PARAQITJA, DORËZIMI DHE MBROJTJA E PUNIMIT Pasi të ketë marrë vizën nga mentori, studenti është i obliguar që punimin e diplomës ta paraqesë në zyrën e çështjeve studentore. Në disa fakultete marrja e kësaj leje shqyrtohet me anëtarët e katedrës dhe mund të paraqitet me nënshkrimin e shefit të katedrës (shih statutin e fakultetit). Bashkë me nënshkrimin dhe 4 kopjet e lidhura punimi dorëzohet në zyrën e çështjeve studentore ose në arkiv. Nëse nuk është shqyrtuar ose nuk është paraparë me statut në mënyrë tjetër, arkivi e dërgon punimin në katedër, k mentori në marrëveshje me kandidatin e cakton datën e mbrojtjes. Mbrojtja është publike. Në mbrojtje, përveç mentorit, marrin pjesë edhe dy anëtarë (shih regjimin e studimeve). Mbrojtja i përfshin këto faza: 1. Mentori apo kryetari i komisionit e hap procedurën e mbrojtjes. 2. Kandidati në afat prej 10-15 minutash e elaboron problemin e temës së diplomës, metodat që i ka shfrytëzuar dhe rezultatet që i ka arritur gjatë kërkimeve të punës së tij. 3. Anëtarët e komisionit mund të parashtrojnë pyetje gojarisht ose me shkrim. Anëtarët e komisionit mund të parashtrojnë deri në tre pyetje. 4. Kandidati, pas një kohe të shkurtër për koncentrik, duhet të përgjigjet. 5. Pasi kandidati t`u përgjigjet pyetjeve dhe pas diskutimeve eventuale, komisioni tërhiqet. Në mungesë të kandidatit, komisioni në bazë të cilësisë së punimit dhe të përgjigjeve të kandidatit, vendos për notën përfundimtare të punës. "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri Përgjigju Duke Cituar PËRGJIGJU DUKE CITUAR 09-08-2011, 05:44 #2 Dar_di Dar_di nuk është në linjë i/e regjistruar Maska e Dar_di Anëtarësuar 16-08-2008 Vendndodhja Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar. Postime 1,899 4. METODOLOGJIA E PUNËS Pasi kandidati ta ketë caktuar temën dhe titullin e punimit, ai vazhdon të punojë në problemin e caktuar. Caktimi i temës dhe formulimi i drejtë i saj jep një mundësi të madhe që të definohet përmbajtja. Kandidati së pari i tubon titujt e librave dhe artikujve që kanë të bëjnë me temën e tij. Për gjetjen e literaturës u sugjerojmë kandidatëve që të përdorin skedarin e titujve. Aty çdo vepër është katalogizuar sipas mbiemrit të autorit, titullit dhe fushës, secila vepër është klasifikuar me një numër i cili e lehtëson punën e gjetjes së literaturës. Në bazë të përmbajtjes janë caktuar kapitujt, titujt dhe nëntitujt. Për çdo kapitull caktohet titulli që e përmban idenë kryesore. Strukturën përfundimtare të punës e jep vet studenti, kurse atë definitiven, ai e bën në konsultim me mentorin. Kjo mënyrë e punës mundëson parashtrimin e qartë të problemit për të cilin është përcaktuar studenti. 4.1. FAQJA E TITULLUAR Faqja e parë ose faqja e titulluar paraqet kontaktin e parë me lexuesin. Për këtë arsye ajo duhet t`i përmbajë të dhënat bazë dhe të ketë pamje estetike. Faqja e titulluar paraqet faqen e parë të punës dhe ajo nuk duhet të shënohet me numër rendor. 4.2. BALLINA Ballina duhet t`i përmbajë këto të dhëna: • Emrin e universitetit dhe emrin e fakultetit. • Emrin e punimit “PUNIM DIPLOME” ose “PUNIM I SEMINARIT”. • Emrin dhe mbiemrin e kandidatit. Një shembull si duhet të duket ballina po e japim më poshtë faqes së këtij udhëzimi, që tregon pamjen e jashtme (ballinën) e punimit të diplomës./Prof.RasimHajdini
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 22:51:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015