Silvio Berluskoni thotë se do të mbetet në zemër të - TopicsExpress



          

Silvio Berluskoni thotë se do të mbetet në zemër të politikës italiane pavarësisht nëse senatorët do të votojnë për ta përjashtuar nga parlamenti. Ish-Kryeministri italian i shpallur fajtor për mashtrim, ka folur para vendimmarrjes paraprake të panelit të Senatit. “Do të jem gjithmonë me ju, në krahun tuaj, i dëbuar ose jo nga parlamenti”, tha ai në një adresim emocional në televizion. Ishte e pritshme një fjalim i tij për të plotësuar kërcënimin që dalje nga koalicioni qeveritar. Tensioni politik është rritur ndjeshëm pasi askush nuk e di se si do të jetë reagimi i Berluskonit për vendimin e Senatit.Sipas ligjit antikorrupsion, Berluskoni duhet përjashtuar nga dhoma e lartë e parlamentit pas shpalljes fajtor nga gjykata e lartë për mashtrim. Por vendimi duhet konfirmuar nga senatorët.
Posted on: Wed, 18 Sep 2013 18:51:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015