Simeone: Stoli zgjidhi ndeshjen ndaj Elches Fitorja në - TopicsExpress



          

Simeone: Stoli zgjidhi ndeshjen ndaj Elches Fitorja në transfertën e Elches i lejon Atleticos së Madridit të vazhdojë të ëndërrojë. Skuadra e Simeones vazhdon rrugëtimin mes sukseseve të njëpasnjëshme këtë sezon, duke hedhur kandidaturën e skuadrës pretendente, por tekniku argjentinas preferon të qëndrojë me këmbë në tokë. “Ndaj Elches arritëm një fitore shumë të rëndësishme ndaj një kundërshtari të vështirë. Elche krijoi 2-3 raste të rrezikshme me kundërsulm. Në pushim të ndeshjes fola me lojtarët dhe u dhasyhë detyra më të mëdha sulmuese. Hyrja e Adrian dhe Raul Garcias e ndryshoi takimin. Gjithsesi, duhet të jemi realistë. Ky është një moment i mirë për Atleticon por ne duhet ta shikojmë realitetin në sy sepse kampionati është ende i gjatë”. Në vijim, Simeone kërkon nga skuadra që të vazhdojë punën e qetë dhe të mos mendojë për konkurrencën brenda grupit pasi një gjë e tillë është pozitive për një ekip. “Duhet ta rrisim edhe më tej konkurrencën. Ndaj Elches ndeshjen e zgjidhën lojtarët që u aktivizuan nga stoli. Të mos harrojmë që jemi ende në pritje të një mungese të rëndësishme si ajo e Mario Suarez”. Pas 15 javëve të para të Primera Division, Atletico Madrid mban vendin e dytë të klasifikimit me 40 pikë nga 45 të mundshmet. Me 13 fitore, 1 humbje dhe një barazim, ky është një nga fillim-sezonet më pozitivë të ekipit “Los Colchoneros” gjatë dekadave të fundit.
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 09:49:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015