Tjetër hetim për kryeshefin e PTK-së Organet e rendit e kanë - TopicsExpress



          

Tjetër hetim për kryeshefin e PTK-së Organet e rendit e kanë bërë si shtëpinë e tyre Posten dhe Telekomin e Kosovës. Drejtorit menaxhues të PTK-së, Ejup Qerimi, nuk po i shkoqen hetuesit nga dera e kompanisë. Qerimi, i cili kishte reaguar ashpër ndaj shkrimit të Indeksoline duke e mohuar kategorikisht se Policia e Kosovës i ka bërë ftesë për tu paraqitur tek organet e rendit për tu marre në pyetje lidhur me tenderin e Sigurimeve shëndetësorë. Burime të dokumentuar të Indeksonline tregojnë se Qerimi shumë shpejtë do të përballët edhe me hetuesit e Eulexit për tenderin milionësh të derivateve. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, më datën 14.08.2013, duke u bazuar në kërkesën e prokurorit të Eulexit i ka dërguar shkresë zyrtarë PTK-së, që t’ua dorëzojë dosjet e tenderit “Furnizim me karburante”. Indeksonline merr vesh se nënshkrues i tenderit është vetë kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Ejup Qerimi, për këtë arsye po hetohet edhe ai, pasi mendohet të jetë i përfshirë në shpërdorim të pozitës zyrtare. “NJHKEK-Prishtinë është duke zhvilluar hetimet bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Eulex-it Prishtinë me numër PPN 594/2013. Andaj nga PTK-ja kërkojmë te na sigurojë kopje komplet dosjen e procedurës së prokurimit “Furnizim me karburante me numër te prokurimit PTK 12-003-111 datë 20.02.2012””, thuhet në shkresën dërguar PTK-së, të cilën e posedon Indeksonline. Po ashtu, Policia, nga ana e PTK-së ka kërkuar përgjigje me shkrim si dhe ofrimin e dëshmive se a është zhvilluar nga PTK ndonjë procedura e prokurimit për të njëjtin qellim “Furnizim me karburante” para se të bëhej njoftimi për kontrata nr 12-003-111 të datës 20.02.2012. “Nëse është zhvilluar procedura e prokurimit për furzim me derivate na informoni se kur është zhvilluar procedura e prokurimit si dhe cilat kanë qenë arsyet që është anuluar tenderi”. /Indeksonline/ Poashtu mund të lexoni edhe: Valdete Daka e KQZ-së ‘teknike’ merr pjesë ne dialog ‘politik’ në Bruksel!!! Anketa: Shpend Ahmeti e mund Isa Mustafën Arbër Vllahiu, president i Kosovës??? Kusari-Lila: AKR-ja është e sigurt në fitoren time Paraburgimi për Lushtakun, politik KQZ: 3 nëntor, sfidë I merr pasagjerë në makinë, çifti plagos shoferin Zemanta The post Tjetër hetim për kryeshefin e PTK-së appeared on Gazeta Ditore. gazetaditore
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 11:48:59 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015