Totti mund të rikthehet në Dhjetor Për të riparë Francesco - TopicsExpress



          

Totti mund të rikthehet në Dhjetor Për të riparë Francesco Tottin në fushë duhet pritur edhe të paktën një muaj. Kapiteni i Romës kreu në klinikën Villa Stuart një ekografi që sipas klubit dha siguri për riaftësimin pasi evidentoi përmirësimin e gjendjes, por në të njëjtën kohë vuri në dukje se duhet ende shumë punë. Totti do të vazhdojë programin e rehabilitimit dhe do të vizitohet sërish brenda 10 ditëve të ardhshme, por është e vështirë që të mund të rikthehet të luajë para 15 Dhjetorit, ditë kur është në program ndeshja Milan-Roma, por gjithsesi ekziston edhe rreziku që Totti të aktivizohet sërish vetëm në 22 Dhjetor në Roma-Catania.Në këtë mënyrë kapiteni i verdhekuqve që ishte dëmtuar në muskujt e kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së Romës me Napolin në 18 Tetor, duke marrë në konsideratë dhe pauzën e Nëntorit për kombëtaret, pritet të humbasë sfidat Roma-Sasuolo, Roma-Cagliari, Atalanta-Roma dhe Roma-Fiorentina, Objektivi në Trigoria është që ta kenë në fushë për ndeshjen e madhe të 15 Dhjetorit me Milanin, por sipas disa mediave ekziston edhe rreziku që rikuperimi i tij të shtyhet edhe më shumë në kohë duke bërë që Totti të rikthehet në aktivitet vetëm për 2014-ën.
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 18:11:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015