Trim, me gjeste e me fjalë E shikoj si ecën, ashtu kryelartë - TopicsExpress



          

Trim, me gjeste e me fjalë E shikoj si ecën, ashtu kryelartë e i hapareshur. Sikur I thotë botës, unë jam e s’ka tjetër. Të them që është ngjallur Muji, e po shëtit rrugëve, s’e them dot, se ky edhe Mujit ia kalon. Gjithsesi është më trim se ai. -Ja shikoje edhe ti e më thuaj. Pale si flet, apo si I bërtet atij që e di më të dobët. Është drangua fare. S’ka bir nëne që më tremb- I thotë vetes. Asi trimi, asi djali, që s’e gjen kund. Ky,edhe në luftë kishte dashur të merrte pjesë, por armiku i ishte dukur i dobët, i ishte dukur çilimi, e i kishte thënë vetes, unë do ta ulja veten sikur të luftoja kundër këtyre çiliminjëve, prandaj edhe kishte ikur. Sepse lufta është për burra. Këtej e andej duhet të ketë burra. Por ja që andej kishte pasur çiliminjë, e ky e kishte gjykuar që s’duhet të merrte pjesë. Është edhe i mençur ky. Edhe trim edhe i mençur, por mbi të gjitha trim.Asi që janë një kategori më lart se Muji. Kur i tregojnë shokët ndonjë ndodhi kaubojësh, ky ia kthen me shpërfillje. Lëre se po të isha unë aty, ndryshe do dilte hesapi, dhe vazhdon të tregoj në detaje, se ç’do të bënte sikur rastësisht të qëllonte aty. Dhe ja një ditë, ky farë trimi me disa shokë kishin shkuar në një qytet tjetër. Ishin ulur në një kafene, e aty i kishte zënë belaja. E këta të qytetit tjetër, duke mos ditur që ky është drangua, i kishin hyrë dajak saqë ky e kishte bërë në brekë. Kishte ndërhyrë policia, por këtë që e kishte bërë në brek nuk kishin dashur ta mernin në stacion.E kishin liruar duke i thënë që do t’i merrnin deklaratë një ditë tjetër. Të tjerët i kishin marrë. Ç’ka ngjarë?, kishin pyetur nga stacioni. Asgjë e madhe, koleg – kishte raportuar polici përgjegjës – Rrahje e zakonshme. Kemi dy të lënduar lehtë, e një të dhier. E kjo puna e të bërit në brekë ishte përhapur aq shumë në qytetin e tij, saqë këtij trimit si mbetej tjetër veqse të ndërronte vendbanimin, e që për arsye të ndryshme, s’e bënte dot, prandaj ngushlloi veten duke thënë, që edhe trimat e bëjnë në brekë, dhe vazhdoi të jetë po ai trim që kish qenë. Maj 2009 hm-ireshtansi
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 11:30:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015