U SHPALL VENDIMI!!! Tani, armet kimike, me sa duket Na moren - TopicsExpress



          

U SHPALL VENDIMI!!! Tani, armet kimike, me sa duket Na moren pleshtat... Po rrefenj nja dy llafe e ne pacit kohe dhe nge, hidhini nje sy, se shume analiste, politikane, gazetare, udherrefenjes, Nostradamus-parashikonjes po rrefejne e deftejne rreth ketij muhabeti. Ju miq, ne pacit ndopak qejf-lezet-sherbet, ktheni edhe ndonje pergjigje... Sinqerisht dhe personalisht, preferoj te mos bej ishhh pa patur pula... Ne emer te trasparences sublime-kthjellonjese-puritane-purifikuar, nuk pretendoj qe kryeministri te na shpjegoje cdo gje ne detaj, mua, ty, atij atje, gjithe popullit tim, pa patur fillimisht te qarte situaten ai vete. Nuk me duket e pjekur te alarmohen njerezit, pa gjykuar mire, me ekspertet e fushes perkatese, problemin ne fjale, pa diskutuar shtruar rreth aneve pozitive dhe negative te procesit te demontimit te armeve kimike e, mbi te gjitha, pa vleresuar nje e nga nje rreziqet qe sjell ky proces. Dhe kjo do kohen e vet. Po bej nje paralelizem disi banal me profesionin tim te mjekut. Nese nje pacient ka dhimbje koke dhe marrje mendsh, nuk i them qe mund te kete tumor ne tru, se rrezikoj te tallet me mua e te ma ktheje A daktorro, kom pi 1 kile raki mrom. Edi Rama, kryeministri yne, mund te kete mekatet e veta, por kesaj radhe, kam pershtypjen se ka vepruar me pjekuri, duke patur parasysh qe, me nje pergjegjesi te madhe mbi supe ndaj qytetareve te vet, duhet te respektoje edhe raportet dhe impenjimet me aleatet nderkombetare. Me duket disi e tepert qe ta konsiderojme fajtor dhe ta gozhdojme ne kryq sepse per 2 jave nuk e hapi thesin. Protestat tona, megjithese pjesemarrja linte shume per te deshiruar, jane tejet pozitive, mbi te gjitha per faktin se, po zgjohet ne Shqiperi ndergjegja civile, fryma e te qenit dhe te shprehurit lirisht kunder pushtetit, kunder me te fortit. Por, te jemi te vetedijshem qe nuk behet fjale per David kunder Golias, nuk behet fjale per lufte kunder te fortit te cilen ne te vegjelit e fituam. Per ta mbyllur, se u zgjata ca si teper dhe ndoshta nuk me takon, nuk duhet te pretendojme qe cdo vendim qeveria ta marre me plebishit, pas nje konsultimi nje e nga nje te te gjithe shqiptareve. Nuk me rezulton se vendimin per ti shpallur lufte Japonise, Gjermanise dhe Italise, Roosvelt e mori me referendum mbarepopullor... Fundjave te mbare miq. Dr. Skerdilajd Faria
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 10:40:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015