Universiteti Ubt Prishtinë U nënshkrua marrëveshja e - TopicsExpress



          

Universiteti Ubt Prishtinë U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit UBT dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës 17 qershor 2013- Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, presidenti i Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), prof. dr. Edmond Hajrizi, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorin e Institutit Gjyqësor të Kosovës, Mr.sc. Lavdim Krasniqi. Kjo marrëveshje e dëshmon qëllimin e të dy institucioneve që të fillojnë dhe zhvillojnë bashkëpunim të ndërsjellët në procesin e edukimit dhe punën kërkimore-shkencore. Po ashtu marrëveshja parasheh se dy institucionet do të marrin pjesë në programet arsimore dhe shkencore, do të angazhohen të realizojnë projekte kërkimore-shkencore me interes të përbashkët, konferenca shkencore, simpoziume, seminare, punëtori profesionale. Po ashtu, do të shkëmbejnë libra, revista, publikime dhe literaturë shkencore me interes të përbashkët, si dhe shkëmbimin e përvojave, dhe krijimin e hapësirave që studentët e UBT-së të realizojnë aktivitete praktike në IGJK. Presidenti i UBT, dr. Hajrizi, pas nënshkrimit të marrëveshjes theksoi se UBT ka qenë gjithherë aktive në ofrimin e mundësive për të ndihmuar dhe zhvilluar të gjitha institucionet vendore , duke e dhënë kontributin nga ana shkencore dhe profesionale, me anë të stafit akademik dhe infrastrukturorë. Sipas krerëve të të dyja institucioneve, ky ishte vetëm hapi i parë në rrugën e një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe afatgjate për të ardhmen.
Posted on: Mon, 17 Jun 2013 15:56:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015