Vazhdon gjakderdhja në Egjipt, 200 të vdekur mbi 3500 të - TopicsExpress



          

Vazhdon gjakderdhja në Egjipt, 200 të vdekur mbi 3500 të plagosur ================== Forcat policore kanë përdorur armë zjarri dhe gjuajtje nga snaiperi për të penguar protestuesit paqësorë në Egjipt në sheshin Rabijatul Adevije në Kajro. Makina të blinduara kanë kaluar nëpër turmat e njeërve duke lënë pas të vrarë dhe të plagosur. Sipas infromatave që vijnë nga Egjipti kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mediave për lajme të shpejta, numri i të vdekurve sot ka arritur deri në 200 sosh, kurse më se 3500 janë të plagosur. Sipas të njëjtit burim, numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim. Ndërkohë reagime të shumta nga dijetarë eminent të botës islame po thërrasin për resepktimin e lirisë së protestës, si dhe largimin e menjëhershëm të Muhamed el Baradei që së bashku me Gjeneral Sisin llogariten shkaktarët kryesorë të grusht-shtetit dhe mijëra viktimave që shkaktuara nga ky veprim. Gjithashtu edhe nga udhëheqësia e Lëvizjes 6 prilli që mori pjesë në protestën për rrënimin e presidentit Morsi, sot janë dëgjuar thirrjet për përgjegjësi nga Ministri për punë të brendshme dhe gjenerali Sisi për masakrën e shkaktuar sot.
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 16:24:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015