Veshi i Madh i Amerikës Ndërsa presidenti amerikan Barak - TopicsExpress



          

Veshi i Madh i Amerikës Ndërsa presidenti amerikan Barak Hossein Obama përgarit një ndërrim të ri kuajsh në shërbimet inteligjente amerikane, pas ndryshimeve substanciale në disa distrikte strategjikë të forcave të armatosura, nga kjo anë e Atlantikut rriten protestat qeveritare e civile mbi skandalin e përgjimeve që spiunazhi amerikan kryen në mënyrë konstante mbi qytetarët europianë. Gjithçka nisi me publikimin e informacioneve që ish specialisti analist i CIA-s, 28 vjecari Snowden i furnizoi gazetës angleze “The Guardian” e cila i bëri publike më 5 qershor të këtij viti. Më 9 Qershor, SHBA i kërkojnë Hong Kongut ekstradimin e Snowden, por ai e kish lënë ish koloninë britanike me avionin më të parë për në Moskë. Ku edhe kërkoi azil. Megjithë kërkesën amerikane, Presidenti Putin zbaton (si gjithnjë) ligjet e vendit të tij dhe i koncedon djaloshit hiperinteligjent amerikan strehim të përkohshëm.ndërkohë, “The Guardian ” vazhdon të publikojë informacionet e marra nga Snowden që dëshmojnë për përgjimet e spiunazhit amerikan në dëm të vendeve mike europiane e jo vetëm europiane. Pas kësaj ngjarjeje, vëmëndja e opinionit publik drejtohet mbi hiperstrukturën amerikane të spiunazhit, me siglën NSA (National Security Agency), veshi i SHBA për të gjithë botën. Mësohet se zyrtarisht kjo agjenci ka në librin e pagave rreth 30 mijë punonjës, shumë të tjerë në shërbim jo të drejtpërdrejtë e ndoshta mijëra të tjerë të rekrutuar në të gjithë botën. Në serverat e saj ndodhen dhe menaxhohen miliona e miliona metadata të ardhura nga shërbimet e telekomunikacionit nga e gjithë bota. Reagimet e para çojnë nga Gjermania. Merkel kërkon shpjegime dhe përgjigjia nga ana tjetër e oqeanit është e thjeshtë: lufta ndaj terrorizmit implikon edhe këto mjete e masa nga ana e SHBA. Këto ditë plasi edhe skandali me përgjimet në Francë. Presidenti Hollande i konsideron të papranueshme, por përgjigjia nga pala amerikane është edhe më banale akoma: “kështu bëjnë të gjitha vendet”, insinuim i qartë se Franca nuk humbet asnjë rast për të bërë të njejtën gjë në vendet e tjerë, atje ku mundet. Më pas rasti italian. Përkundrazi, është vetë ish shefi i CIA-s në Itali që deklaron se “nuk besoj se Romës ia kanë kursyer përgjimet”. Canistraro deklaron se “Megadata është një sistem interceptimi global i cili vihet në lëvizje kur kompjuterat lexojnë disa emra apo numra, dëgjojnë disa lloje zërash apo shikojnë disa lloje imazhesh…..Është një lloj aspiratori pluhurash i cili drejtohet automatikisht atje ku është e nevojshme…. Mund të jemi nën përgjim 24 orë në 24.” Flitet për krizë besimi midis SHBA dhe Europës, por me sa duket është vetëm një lloj show mediatik i disa qeverive europiane drejtpërdrejt të interesuara, për të zbutur reagimin e opinionit publik të vendeve të tyre. Shumë prej vendeve europiane janë prodhuese dhe eksportuese të pajisjeve elektronike hi-tech që realizojnë përgjime të tilla për inters të tyre e të shumëkijt tjetër. Asgjë për tu çuditur pse amerikanët bëjnë të njejtën gjë edhe ndaj tyre. “impakt.al”
Posted on: Wed, 23 Oct 2013 07:39:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015