Vlorë: Traditat Në Kuzhinë, Vlera Për Turizmin Pjata simbol - TopicsExpress



          

Vlorë: Traditat Në Kuzhinë, Vlera Për Turizmin Pjata simbol në Vlorë, mbetet qengji i pjekur në hell, me prush, i butë dhe njëkohësisht krokant. Në të njëjtën mënyrë përgatitet edhe mishi i kecit, veçanërisht në zonën Lumit të Vlorës dhe atë të Llogarasë, ku ndodhen edhe kullotat e shëndetshme biologjike. "Por, krahas këtyre, menytë e restoranteve janë pasuruar duke fituar mjaft elementë të rinj, që e kanë shtuar larminë e gatimeve", thotë specialisti Bujar Veshi. Mes tyre përfshihen frutat e detit, peshku i freskët me shijen e limonit bregdetar. Gjithashtu, në lokale të veçanta ofrohen byrekët tradicionalë me gjizë, spinaq e mish. Djathrat, kryesisht i deles dhe dhisë, serviren të freskëta, apo të stazhionuara. "Gjiza e deles, e freskët dhe kremoze, është mjaft e shijshme dhe e veçantë", thotë Gabriele, një shtetas italian, përfaqësues i një organizate të huaj, që po punon për një studim mbi prioritetet e zhvillimit në Qarkun e Vlorës . Mes pjatave karakteristike të zonës së Vlorës, veçohet tava me peshk, si dhe tava me ngjala, që pëlqehen mjaft nga turistët e huaj, që vijnë për të kaluar këtu ditë të këndshme. Tava me ngjala, që ofrohet si një specialitet në lokalet në afërsi të fshatit Nartë, preferohet të shoqërohet me verë të kuqe, apo të bardhë, e prodhuar nga vreshtat e këtij fshati, apo zona të tjera të rrethit. Në pijet e ofruara dhe që, janë pjesë e traditës së Vlorës, përfshihet dhe rakia e zakonshme, apo rakia e ëmbël, që ka një teknikë të vecantë përgatitjeje
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 08:25:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015