بسم الله الرحمن الرحيم Falenderimi i takon - TopicsExpress



          

بسم الله الرحمن الرحيم Falenderimi i takon Allahut zotit të botrave, paqja dhe bekimet qofshim mbi profetin tonë, shokët e tij dhe familjen e tij. Një shkaqet që lanë pasoja të parikuperueshmë në akiden islami ishte edhe imitimi i filozofisë greko-romake dhe hyrja e saj në literaturën islame aty nga fundi i shekullit të dytë dhe fillimi i shekullit të tretë pas hixhretit. Nga pasojat e ndikimit nga rrymat filozofike greke ishte edhe mohimi i cilësive të Allahut nga shumë grupe që dolën në dritë ku meritën më të madhe e patën Xhehmitë dhe Mutezilitë, ndërsa në shekujt në vazhdim flamurin e mohimit dhe deformimit të ajeteve dhe hadithve e morrën përsipër esharinjtë. Megjithëse këta kelamistë (mutezili dhe eshari) në librat e tyre 90% të termave që përdorin janë terma që nuk përmenden as në Kuran dhe as në sunet dhe nuk gjejnë asnjë lloj sikleti në përdorimin e tyre, mirpo kur vjen puna për përdorimin e termave që përdoren në Kuran dhe sunet të vrenjtin fytyrën, shtrëmbërojnë buzët dhe hidhen menjëherë në sulm: Antropomorfist?!! Ndërkohë që sahabët nuk i kanë pasë kuptuar termat e tyre dhe i dërguari i Allahut nuk u ka pas folur me termat e kelamistëve e prapseprap imani dhe akidja e tyre ka qënë më e fortë dhe më e pasur se akidja e shumë pretenduesve të dijes sot. Sahabët nuk janë sikletosur të përmendin se Allahu është në qiell (pra mbi të) ashtu siç sikletosen sot disa që kanë kaluar dakada të tëra për të mësuar dhe studiuar akide. Sa për ilustrim mund të japim vetëm disa shëmbuj: 17 hours ago · Like Ardian Blakaj روى ابن أبي شيبة عن ابن عمر رضي الله عنهما قال: لما قبض رسول الله -صلى الله عليه وسلم- قال أبو بكر رضي الله عنه: أيها الناس, إن كان محمد إلهكم الذي تعبدونه فإن إلهكم قد مات, وإن كان إلهكم الله الذي في السماء فإن إلهكم لم يمت. ثم تلا: {وما محمد إلا رسول قد خلت من قبله الرسل} حتى ختم الآية. Transmeton Ibn Ebi Shejbe se Abdullah ibn Umeri ka thënë: Kur vdiq i dërguari i Allahut Ebu Bekri tha: “O njerëz! Nëse Muhamedi ka qënë zoti që e keni adhuruar atëhere zoti juaj ka vdekur. E nëse zoti juaj ka qënë Allahu i cili është në qiell atëhere zoti juaj nuk ka vdekur. Pastaj lexoi: (Muhamedi është vetëm i dërguar e përpara tij kanë kaluar të dërguar) e deri në fund të ajetit”. 17 hours ago · Like Ardian Blakaj ولابن أبي شيبة عن قيس بن أبي حازم قال: لما قدم عمر رضي الله عنه الشام استقبله الناس وهو على بعيره, فقالوا: لو ركبت برذونا يلقاك عظماء الناس ووجوههم, فقال عمر رضي الله عنه: ألا أراكم ههنا, إنما الأمر من ههنا فأشار بيده إلى السماء, قال الذهبي: إسناده كالشمس Transmeton Ibn Ebi Shejbe nga Kajd ibn Ebi Hazim thotë: Kur Umeri vajti në Sham (Kuds) hypur mbi një deve njerëzit dolën për ta pritur dhe i thanë: Sikur të hypje mbi kalë që të të presin paria dhe njerëzit e shquar? Umeri ua ktheu: A nuk ju shoh juve këtu?! Çështja është prej këndej, pastaj bëri me shenjë nga qielli. Dhehebiu thotë: Senedi i tij është i pastër si dielli. 17 hours ago · Like Ardian Blakaj وروى الدارمي عن ابن مسعود رضي الله عنه قال: "ما بين السماء الدنيا والتي تليها خمسمائة عام, وبين كل سماء مسيرة خمسمائة عام, وبين السماء السابعة وبين والكرسي خمسمائة عام, وبين الكرسي إلى الماء مسيرة خمسمائة عام, والعرش على الماء, والله تعالى فوق العرش, وهو يعلم ما أنتم عليه" Transmeton Darimiu se Ibn Mesudi ka thënë: “Mes qiellit të dynjasë dhe atij pas tij ka një distancë prej 500 vjetësh. E mes çdo qielli ka një distancë prej pesëqind vjetësh. Mes kursisë dhe ujit ka një distancë prej pesëqind vjetësh, e arshi është sipër ujit e Allahu është sipër Arshit dhe ai e di se çfarë veproni”. Atë që bidatçinjtë kalamista nuk e shfaqnin dot dje përveçëse në fshehtësi ose jo drejtpërdrejt, po e shfaqin disa sot pa pikë turpi kur thonë se Allahu nuk është as brenda botës dhe as jashtë saj e si rrejdhojë nuk është sipër Arshit dhe sipër tij nuk ka asgjë. 17 hours ago · Unlike · 1 Ardian Blakaj وذكر أيوب السختياني المعتزلة وقال: إنما مدار القوم على أن يقولوا ليس في السماء شيء, قال الذهبي: هذا إسناد كالشمس وضوحا وكالإسطوانة ثبوتا عن سيد أهل البصرة وعالمهم رحمه الله تعالى Ebu Ejub Sihtijani përmendi mutezilinjtë dhe tha: “Ata i vinë rretherrotu...See More 17 hours ago · Like Ardian Blakaj وقال عباد بن العوام: كلمت بشرا المريسي وأصحابه فرأيت آخر كلامهم ينتهي أن يقولوا ليس في السماء شيء, أرى أن لا يناكحوا ولا يوارثوا. Abad ibn Auami ka thënë: “Bisedova me Bishr Mirisin dhe pasuesit e tij dhe e pashë që fjala e tyre përfundonte në pretendimin se mbi qiell nuk ka asgjë. Unë mendoj se ata nuk duhen martuar dhe as trashëguar”. E transmeton djali i imam Ahmedit Abdullah ibn Ahmedi në “Es sunneh”. Abad ibn Avami ka qënë nga dijetarët e mëdhenj në Vasit të Irakut. Ndërsa Bishr Mirisi ka qënë koka e xhehmive në shekullin e tretë të hixhretit e megjithatë nuk shpreheshin shumë hapur që mbi qiell nuk ka asgjë ashtu siç shprehen disa sot mirpo kuptohej nga fjala e tyre tërthorazi. Ndërsa fjala e Abad ibn Auamit se nuk duhet të martohen dhe as të trashëgohen sepse ai i konsideronte ata qafira dhe qafiri nuk martohet me muslimane dhe as nuk trashëgon prej tyre. 17 hours ago · Like Ardian Blakaj وهب بن جرير يقول: "إياكم ورأي جهم، فإنهم يجادلون أنه ليس في السماء شيء، وما هو إلا من وحي إبليس، وما هو إلا الكفر". Nga Veheb ibn Xheriri thotë: “Kujdes prej ideve të Xhehmit. Ata debatojnë që të thonë: Nuk ka mbi qiell asgjë. Kjo është vetëm prej shpalljes së Iblisit. Kjo është vetëm kufër”. E transmeton Buhariu në librin e tij “Halku ef’alil ibad” dhe Ibn Kudame në “Ithbatu sifetil ulu”. عن حماد بن زيد أنه ذكر هؤلاء الجهمية، فقال: إنما يحاولون أن يقولوا: ليس في السماء شيء. Transmeton Abdullah ibn Ahmed ibn Hambeli me sened të saktë se Hamad ibn Zejdi përmendi xhehmijet dhe tha: “Ata përpiqen që të thonë: Nuk ka mbi qiell asgjë”
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 16:52:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015