Afër Kukësit një pikë vrojtimi për zogjtë shtegtarë Në - TopicsExpress



          

Afër Kukësit një pikë vrojtimi për zogjtë shtegtarë Në kënetën e Kashtës, rreth 4 kilometra larg qytetit të Kukësit, fare pranë liqenit të Fierzës, do të ngrihet së shpejti një pikë vrojtimi për zogjtë shtegtarë. Ngritja e kësaj pike të vrojtimit do të mundësohet nga Organizata Botërore e Shpendëve Shtegtarë, GTZ-së dhe Shoqata e Mbrojtjes së Peshkut, në rrethin e Kukësit. Kjo pikë vrojtimi do të jetë në funksion të evidentimit të vlerave shkencore, biologjike, ekologjike dhe edukuese që ka ky monument natyror. Arben Palushi, kryetari i shoqatës për mbrojtjen e peshkut, në rrethin e Kukësit, thekson se "kjo pikë vrojtimi do të shërbejë për mbrojtjen e rrugës shtegtare dhe vetë zogjve, sepse bëhet fjalë për një fenomen natyror të jashtëzakonshëm, unik edhe në Ballkan, i cili mbrohet nga shteti, me një status të veçantë", transmeton ATSH. Ngritja e kësaj pike të vrojtimit, që është orientuese për zogjtë shtegtarë, është unike në zonën verilindore. Pika të tilla orientuese ndodhen edhe në liqenin e Ohrit dhe në Karavasta. Këneta është një vend i rëndësishëm për grumbullimin e zogjve shtegtarë, të cilët si banorë të këtij mjedisi përmbajnë vlera të mëdha që duhen mbrojtur nga dëmtimi. Numri i tyre në mjediset e kësaj kënete arrin në mbi 12 lloje, por nga gjuetia e paligjshme disa prej tyre thuajse janë zhdukur. Mbrojtja nga zhdukja e zogjve shtegtarë gjithnjë e më tepër është vënë në qendër të vwmendjes të shoqatave të mbrojtjes së shpendëve. “Kryesore është parandalimi i gjuetisë pa kriter, e cila po çon drejt zhdukjes shumë prej zogjve shtegtarë”, thotë specialisti i mjedisit në rrethin e Kukësit, Besnik Hallaci. Po ashtu, me pasoja është edhe dëmtimi i vendndodhjeve kyçe të tyre përgjatë rrugëve të shtegtimit, që u mundëson zogjve shtegtarë fluturimin në distancë mjaft të largëta, deri me mijëra kilometra.
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 08:52:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015