Aktorja me famë botërore flet për burrin e saj me të cilin ka - TopicsExpress



          

Aktorja me famë botërore flet për burrin e saj me të cilin ka 11 vite martesë, Danny Moder gjatë një fjalimi në Festivalin e Filmit në Hollywood. Ajo është zakonisht shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj personale, por me paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Hollywood, Julia Roberts foli shumë rreth jetës së saj. Gjatë fjalimit të saj në “August Osage County” me rastin e pranimit të çmimit për aktoren më të mirë me rol dytësorë, ikona e filmit e lavdëroi mjaft burrin e saj, kameramanin Danny Moder. ‘Më shumë se asgjë tjetër, dua të falënderoj mashkullin e vetëm që më mori nga shtëpia dhe më dërgoi me aeroplan në Oklahoma për të luajtur në këtë film dhe më bëri të besoj në vetvete në një mënyrë krejt tjetër. Ai është burri im që është sonte këtu. Të dua i dashur’, tha aktorja e ‘Pretty Woman’, duke shikuar nga burri i saj i cili ndodhej në audiencë. Aktorja dukej mjaft entuziaste kur doli para mikrofonit, me një pamje shumë më të re se mosha e saj 45-vjeçare. Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër me dizajn lulesh, me mëngë të gjata dhe me këpucë të kuqe.
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 05:59:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015